Dosja
Ligji për marrëdhëniet e detyrimeve, 04/L-077

Neni 793. Njoftimi i komitentit për emrat e palës kontraktuese

1. Komisionari ka për detyrë t’i komunikojë komitentit me cilin person ka kryer punën që ia ka besuar komitenti.

2. Kjo rregull nuk vlen në rastin e shitjes se sendeve të luajtshme që bëhet nëpër shitore të komisionit, përveç nëse është kontraktuar ndryshe.

Numri
04/L-077
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
19 qershor 2012, 16/2012
Hyrja në fuqi
pa u verifikuar
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.