Ligji për marrëdhëniet e detyrimeve, 04/L-077
Neni 469. Kufizimi kontraktues ose përjashtimi i përgjegjësisë së shitësit për të metat materiale
1. Kontraktuesit mund ta kufizojnë ose ta përjashtojnë krejtësisht përgjegjësinë e shitësit për të metat materiale të sendit.
2. Dispozita e kontratës mbi kufizimin ose përjashtimin e përgjegjësisë për të metat e sendit është nule në qoftë se e meta ka qenë e njohur për shitësin, ndërsa ai për këtë gjë nuk e ka njoftuar blerësin, si dhe kur shitësi e ka imponuar këtë dispozitë duke e shfrytëzuar pozitën dominuese.
3. Blerësi i cili ka hequr dorë nga e drejta për ta zgjidhur kontratën për shkak të të metave të sendit, mban të drejtat e tjera nga ato të meta.
- Numri
- 04/L-077
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 19 qershor 2012, 16/2012
- Hyrja në fuqi
- pa u verifikuar
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.