Ligji për marrëdhëniet e detyrimeve, 04/L-077
Neni 673. Shpërblimi për transport dhe shpenzimet në lidhje me transportin
1. Dërguesi ka për detyrë t’i paguajë transportuesit shpërblimin për transport dhe shpenzimet në lidhje me transportin.
2. Në qoftë se në fletëngarkesë nuk është theksuar se dërguesi paguan shpërblimin për transport dhe shpenzimet e tjera lidhur me transportin, supozohet se dërguesi ka udhëzuar transportuesin që shpërblimin ta arkëtojë nga marrësi.
- Numri
- 04/L-077
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 19 qershor 2012, 16/2012
- Hyrja në fuqi
- pa u verifikuar
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.