Dosja
Ligji për marrëdhëniet e detyrimeve, 04/L-077

Neni 528. Zgjidhja e kontratës dhe kërkesa për pagimin e plotë të çmimit

1. Në rast se blerësi vonohet në kryerjen e pagesës së këstit fillestarë, shitësi mund ta zgjidhë kontratën.

2. Pas pagesës së këstit fillestar, shitësi mund ta zgjidhë kontratën në qoftë se blerësi vonohet me të paktën dy këste të njëpasnjëshme, që përbëjnë të paktën një të tetën e çmimit.

3. Përjashtimisht, shitësi mund ta zgjidh kontratën kur blerësi vonohet me pagesën e një kësti të vetëm, në qoftë se për pagesën e çmimit nuk janë parashikuar më tepër se katër këste.

4. Në rastet e parashikuara në paragrafët 2. dhe 3. të këtij neni shitësi mundet që në vend që ta zgjidhë kontratën, të kërkojë nga blerësi pagimin e krejt shumës së mbetur të çmimit, por në këtë rast ka për detyrë t'i mundësoj blerësit një afat të ri prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh.

Numri
04/L-077
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
19 qershor 2012, 16/2012
Hyrja në fuqi
pa u verifikuar
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.