Dosja
Ligji për marrëdhëniet e detyrimeve, 04/L-077

Neni 345. Ndalimi i ndryshimit të afatit të parashkrimit

1. Me punë juridike nuk mund të caktohet një kohë më e gjatë ose më e shkurtër e parashkrimit se sa koha e caktuar me ligj.

2. Me punë juridike nuk mund të caktohet që parashkrimi të mos rrjedhë për një kohë.

Numri
04/L-077
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
19 qershor 2012, 16/2012
Hyrja në fuqi
pa u verifikuar
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.