Ligji për marrëdhëniet e detyrimeve, 04/L-077
Neni 166. Përgjegjësia për shkak të refuzimit të dhënies së ndihmës së domosdoshme
1. Kush pa pasur rrezik për vete e refuzon dhënien e ndihmës personit, jeta ose shëndeti i të cilit janë rrezikuar haptazi, përgjigjet për dëmin që është shkaktuar nga kjo, në qoftë se ai këtë dëm sipas rrethanave të rastit është dashur ta parashikonte.
2. Në qoftë se e kërkon drejtshmëria, gjykata mund ta ketë parasysh masën e shpërblimit te dëmit.
- Numri
- 04/L-077
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 19 qershor 2012, 16/2012
- Hyrja në fuqi
- pa u verifikuar
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.