Neni 745. Përjashtimi i përgjegjësisë dhe disa detyrime të magazinierit
1. Magazinieri përgjigjet për dëmin në mallin, përveç nëse provon se dëmi është shkaktuar për shkak të rrethanave që nuk kanë mund të shmangen ose të evitohen, ose është shkaktuar me fajin e dhënësit, të metave ose të vetive natyrore të mallit dhe ambalazhit jo të rregullt.
2. Magazinieri ka për detyrë t’ia tërheq vërejtjen depozitdhënësit për të metat ose cilësitë natyrore të mallit, përkatësisht për ambalazhin e parregullt, për shkak të të cilave mund të vijë deri te dëmtimi i mallit, posa t’i ketë vënë re të metat e përmendura ose është dashur t’i vinte re.
3. Në qoftë se në mall do të ndodheshin ndryshime të tilla të paevitueshme për shkak të të cilave ekziston rreziku që malli të prishet ose të shkatërrohet, magazinieri ka për detyrë, në qoftë se kjo sipas thirrjes së këtij nuk do të mund ta bënte me kohë depozitdhënësi, ta shesë mallin pa shtyrje në mënyrë më të përshtatshme.
4. Magazinieri ka për detyrë të ndërmarrë veprime për t’i ruajtur të drejtat e depozitdhënësit ndaj transportuesit që i’a ka dorëzuar mallin për llogari të depozitdhënësit në gjendje të dëmtuar ose të mangët.
- Numri
- 04/L-077
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 19 qershor 2012, 16/2012
- Hyrja në fuqi
- pa u verifikuar
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.