Neni 515. Nëse është bërë bartja e pasurisë pa e njoftuar shitësin
1. Në qoftë se shitësi e ka shitur sendin dhe pronësinë e tij e ka bartur në personin e tretë, duke mos e njoftuar përfituesin e të drejtës së parablerjes (blerësin), megjithëse i treti e ka ditur ose është dashur ta dinte se përfituesi i të drejtës së parablerjes ka të drejtën e parablerjes, përfituesi i të drejtës së parablerjes mundet brenda gjashtë (6) muajsh, nga koha kur është njoftuar për kontratën e shitjes, të kërkojë që bartja të anulohet dhe sendi t'i cedohet këtij nën të njëjta kushte.
2. Në qoftë se shitësi e ka njoftuar në mënyrë jo të saktë blerësin mbi kushtet e shitjes së bërë personit të tretë, dhe nëse i treti e ka ditur këtë ose është dashur ta dinte, ky afat prej gjashtë (6) muajsh fillon të rrjedhë nga dita kur përfituesi i të drejtës së parablerjes ka mësuar për kushtet e vërteta të kontratës
3. E drejta e parablerjes në çdo rast shuhet pasi të kenë kaluar pesë (5) vjet nga bartja e pronësisë në personin e tretë.
- Numri
- 04/L-077
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 19 qershor 2012, 16/2012
- Hyrja në fuqi
- pa u verifikuar
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.