Ligji për marrëdhëniet e detyrimeve, 04/L-077
Neni 238. Pagimi i kamatës dhe i të ardhurave tjera pas pagimit të kryegjësë
Debitori që ia ka paguar kryegjënë poseduesit të letrës me vlerë ka për detyrë t`i paguajë kuponët e kamatës, përkatësisht të ardhurat tjera nga e njëjta letër që do t`i paraqiten për pagesë pas pagimit të kryegjësë, në qoftë se këto kërkesa nuk janë parashkruar.
- Numri
- 04/L-077
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 19 qershor 2012, 16/2012
- Hyrja në fuqi
- pa u verifikuar
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.