Dosja
Ligji për marrëdhëniet e detyrimeve, 04/L-077

Neni 297. E drejta e kreditorit për të kërkuar përmbushjen para afatit

Kreditori ka të drejtë të kërkojë përmbushjen para afatit në qoftë se debitori nuk ia ka dhënë sigurimin e premtuar, ose në qoftë se me kërkesën e tij nuk e ka plotësuar sigurimin e zvogëluar pa fajin e tij, si dhe kur afati është kontraktuar ekskluzivisht në interes të tij.

Numri
04/L-077
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
19 qershor 2012, 16/2012
Hyrja në fuqi
pa u verifikuar
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.