Neni 781. Vdekja, shuarja e personit juridik
1. Dekreti shuhet me vdekjen e dekretmarrësit.
2. Trashëgimtarët e dekretmarrësit kanë për detyrë që për vdekjen e tij ta njoftojnë dekretdhënësin dhe të ndërmarrin çka është e nevojshme për mbrojtjen e interesave të tij, gjersa nuk është në gjendje vetë të merrë kujdesin për to.
3. Dekreti shuhet me vdekjen e dekretdhënësit vetëm në qoftë se është kontraktuar kështu ose në qoftë se dekretmarrësi ka marrë urdhër duke marrë parasysh marrëdhëniet e veta personale me dekretdhënësin.
4. Në këtë rast dekretmarrësi ka për detyrë t’i zgjasë punët e besuara, në qoftë se do të shkaktohej dëmi për trashëgimtarët gjersa këta janë në pamundësi që të kujdesen vetë për to.
5. Në qoftë se dekretdhënësi ose dekretmarrësi është ndonjë person juridik, dekreti shuhet kur ai person pushon së ekzistuari.
- Numri
- 04/L-077
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 19 qershor 2012, 16/2012
- Hyrja në fuqi
- pa u verifikuar
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.