Ligji për marrëdhëniet e detyrimeve, 04/L-077
Neni 968. Sigurimi në rastin e vdekjes së personit të mitur dhe personit me aftësi të kufizuar për të
vepruar
1. Është i pavlefshëm sigurimi për rastin e vdekjes së personit të tretë me moshë nën katërmbëdhjetë (14) vjeç si dhe i personave të paaftë për të vepruar, kështu që siguruesi ka për detyrë t’i kthejë kontraktuesit të sigurimit të gjitha premitë e marra në bazë të kontratës së këtillë.
2. Për vlefshmërinë e sigurimit për rastin e vdekjes së personit të tretë më të vjetër se katërmbëdhjetë (14) vjeç nevojitet pëlqimi me shkrim i përfaqësuesit të tij ligjor si dhe pëlqimi me shkrim i çdo personi të siguruar.
- Numri
- 04/L-077
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 19 qershor 2012, 16/2012
- Hyrja në fuqi
- pa u verifikuar
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.