Dosja
Ligji për marrëdhëniet e detyrimeve, 04/L-077

Neni 503. Rastet e detyrimit te ruajtjes

1. Kur për shkak të vonesës së blerësit rreziku ka kaluar në blerësin para dorëzimit të sendit, shitësi ka për detyrë ta ruajë sendin me kujdes të ekonomistit të mirë respektivisht të shtëpiakut të mirë dhe për këtë qëllim të ndërmerr masa të nevojshme.

2. E njëjta gjë vlen edhe për blerësin kur i është dorëzuar sendi, ndërsa ai dëshiron t’ia kthejë shitësit, qoftë për shkak se e ka zgjidhur kontratën, qoftë se ka kërkuar sendin tjetër në vend të tij.

3. Në njërin dhe rastin tjetër kontraktuesi i cili është i detyruar të ndërmarrë masa për ruajtjen e sendit ka të drejtë në shpërblimin e shpenzimeve të nevojshme për ruajtjen e sendit.

Numri
04/L-077
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
19 qershor 2012, 16/2012
Hyrja në fuqi
pa u verifikuar
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.