Dosja
Ligji për marrëdhëniet e detyrimeve, 04/L-077

Neni 517. Nocioni

1. Kur është kontraktuar që blerësi ta merr sendin me kusht që ta provojë për të vërtetuar nëse i përgjigjet dëshirës së tij, blerësi ka për detyrë ta njoftojë shitësin brenda afatit të caktuar në kontratë ose sipas dokeve se a mbetet pranë kontratës, e në qoftë se nuk ka një të tillë, atëherë në afatin e arsyeshëm të cilin do t’ia caktonte shitësi,përndryshe konsiderohet se ka hequr dorë nga kontrata.

2. Në qoftë se sendi i është dorëzuar blerësit për ta provuar deri në afatin e caktuar ndërsa ky nuk e kthen deri në skadimin e afatit ose nuk i deklaron shitësit se heq dorë nga kontrata, konsiderohet se ka mbetur pranë kontratës.

Numri
04/L-077
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
19 qershor 2012, 16/2012
Hyrja në fuqi
pa u verifikuar
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.