Dosja
Ligji për marrëdhëniet e detyrimeve, 04/L-077

Neni 236. Shuarja e detyrimit

1. Detyrimi nga letra me vlerë shuhet me përmbushjen nga ana e lëshuesit të letrës ndaj poseduesit të ligjshëm.

2. Kërkesa nga letra me vlerë shuhet edhe kur letra i takon lëshuesit, në qoftë se me ligj të veçantë nuk është paraparë ndryshe.

3. Lëshuesi me mirëbesim i letrës me vlerë sipas prurësit lirohet nga detyrimi i përmbushjes prurësit edhe atëherë kur ky (prurësi) nuk është poseduesi i ligjshëm i letrës me vlerë.

Numri
04/L-077
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
19 qershor 2012, 16/2012
Hyrja në fuqi
pa u verifikuar
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.

Neni 236. Shuarja e detyrimit, Ligji për marrëdhëniet e detyrimeve