Neni 595. Të drejtat e qiramarrësit kur sendi ka ndonjë të metë
1. Në qoftë se sendi i marrë me qira në momentin e dorëzimit ka ndonjë të metë që nuk mund të evitohet, qiramarrësi mundet sipas dëshirës së vet, ta zgjidhë kontratën ose të kërkojë zbritjen e çmimit të qirasë.
2. Kur sendi ka ndonjë të metë që nuk mund të evitohet pa ndërlikime të mëdha për qiramarrësin, ndërsa dorëzimi i sendit në afatin e caktuar nuk ka qenë pjese esenciale e kontratës, qiramarrësi mund të kërkojë nga qiradhënësi ose evitimin e te metës në afatin plotësues, ose zbritjen e çmimit të qirasë.
3. Në qoftë se qiradhënësi nuk e eviton te metën në afatin e ri plotësues qe ia ka caktuar qiramarrësi, qiramarrësi mund ta zgjidhë kontratën ose të kërkojë zbritjen e çmimit të qirasë.
4. Sidoqoftë, qiramarrësi ka të drejtë në shpërblimin e dëmit.
- Numri
- 04/L-077
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 19 qershor 2012, 16/2012
- Hyrja në fuqi
- pa u verifikuar
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.