Ligji për marrëdhëniet e detyrimeve, 04/L-077
Neni 596. Kur e meta paraqitet gjatë qirasë dhe kur sendi nuk ka veçori të kontraktuar ose të zakonshme
1. Dispozitat e nenit paraprak aplikohen edhe në rastin kur gjatë qirasë paraqitet ndonjë e mete në sendin e marre me qira.
2. Ato aplikohen edhe në rastet kur sendi i marrë me qira nuk ka ndonjë veçori që sipas kontratës ose sipas praktikës duhet të kishte, apo kur kjo veçori humbë gjatë qirasë.
- Numri
- 04/L-077
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 19 qershor 2012, 16/2012
- Hyrja në fuqi
- pa u verifikuar
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.