Ligji për marrëdhëniet e detyrimeve, 04/L-077
Neni 932. Rastet në të cilat siguruesi nuk mund të thirret në pasaktësinë ose lajmërimin jo të plotë
1. Siguruesi, i cili në çastin e lidhjes së kontratës ka ditur ose nuk ka mundur të mos ketë qenë në dijeni për rrethanat që kanë rëndësi për vlerësimin e rrezikut, e të cilat kontraktuesi i sigurimit i ka lajmëruar në mënyrë jo të saktë ose i ka lënë në heshtje, nuk mund të thirret në pasaktësinë e lajmërimit ose lënien në heshtje.
2. E njëjta gjë vlen në rastin kur siguruesi të ketë mësuar për këto rrethana gjatë kohës së sigurimit, e që nuk i ka shfrytëzuar autorizimet ligjore. II. PAGIMI I PREMISË
- Numri
- 04/L-077
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 19 qershor 2012, 16/2012
- Hyrja në fuqi
- pa u verifikuar
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.