Dosja
Ligji për marrëdhëniet e detyrimeve, 04/L-077

Neni 108. Kur përmbushja e detyrimit brenda afatit nuk është element thelbësor i kontratës

1. Kur përmbushja e detyrimit brenda afatit të caktuar nuk është element thelbësor i kontratës, debitori mban të drejtën që edhe pas skadimit të afatit ta përmbushë detyrimin e tij, kurse kreditori të kërkojë përmbushjen e saj.

2. Në qoftë se kreditori dëshiron ta zgjidhë kontratën duhet detyrimisht t`i lejë debitorit një afat të ri të përshtatshëm për përmbushjen e detyrimit.

3. Në qoftë se debitori nuk e përmbush detyrimin brenda afatit të ri krijohen të njëjtat pasoja sikurse kur afati është element thelbësor i kontratës.

Numri
04/L-077
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
19 qershor 2012, 16/2012
Hyrja në fuqi
pa u verifikuar
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.