Ligji për marrëdhëniet e detyrimeve, 04/L-077
Neni 912. Detyrimi i vënies në përdorim të kapaciteteve strehimi të kontraktuara
1. Hotelieri merr përsipër detyrimin definitiv dhe të parevokueshëm që brenda afatit të caktuar të vejë në përdorim numrin e kontraktuar të shtretërve dhe t’u japë personave që i dërgon agjencia turistike shërbime të theksuara në dokumentin e veçantë me shkrim.
2. Hotelieri nuk mund të kontraktojë me agjencinë tjetër turistike angazhimin e kapaciteteve që janë rezervuar në bazë të kontratës mbi alotmanin.
- Numri
- 04/L-077
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 19 qershor 2012, 16/2012
- Hyrja në fuqi
- pa u verifikuar
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.