Dosja
Ligji për marrëdhëniet e detyrimeve, 04/L-077

Neni 588. Zgjidhja e kontratës dhe zbritja e qirasë për shkak të riparimeve

1. Në qoftë se meremetimet e nevojshme të sendit të marrë me qira pengojnë përdorimin e tij në një masë të konsideruar dhe për një kohë të gjatë, qiramarrësi mund ta zgjidhë kontratën.

2. Ai ka të drejtë në zbritjen e qirasë proporcionalisht me kufizimin e përdorimit të sendit për shkak të këtyre riparimeve.

Numri
04/L-077
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
19 qershor 2012, 16/2012
Hyrja në fuqi
pa u verifikuar
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.