Ligji për marrëdhëniet e detyrimeve, 04/L-077
Neni 559. Të drejtat e pasardhësve, fëmijëve të adoptuar dhe pasardhësve të fëmijëve të adoptuar pas
revokimit
1. Pasardhësi i cili është dashur të kthej tek dorëzuesi atë që është marrë gjatë dorëzimit dhe ndarjes mund të kërkojë pjesën e tij apo saj të detyrueshme pas vdekjes së dorëzuesit, përveç nëse është përjashtuar nga trashëgimia apo nuk është i denjë të trashëgojë nga dorëzuesi, ose përveç nëse ka hequr dorë nga trashëgimia.
2. Gjatë llogaritjes së pjesës së detyrueshme, ato pjesë të pasurisë të dorëzuara dhe shpërndara nga trashëgimlënësi gjatë jetës tek pasardhësit tjerë, konsiderohen si dhurata. PJESA V KONTRATA PER MBAJTJEN E PERJETSHME
- Numri
- 04/L-077
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 19 qershor 2012, 16/2012
- Hyrja në fuqi
- pa u verifikuar
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.