Neni 738. Hotelieri si depozitëmarrës
1. Hotelieri konsiderohet dispozitëmarrës lidhur me sendet që i kanë sjellë me vete mysafirët dhe përgjigjet për humbjen ose dëmtimin e tyre, por jo më tepër se deri në shumën prej pesëmijë (5.000) Euro.
2. Kjo përgjegjësi është përjashtuar në qoftë se sendet janë shkatërruar ose dëmtuar për shkak të rrethanave që nuk kanë mundur të shmangen ose të mënjanohen, për ndonjë shkak në vetë sendin, në qoftë se kanë humbur ose janë dëmtuar me sjelljen e vet mysafirit ose me sjelljen e personave që i ka sjellë ai ose që i kanë ardhur në vizitë.
3. Hotelieri ka detyrim shpërblimin e plotë në qoftë se mysafiri i’a ka dorëzuar sendin për ruajtje dhe në qoftë se dëmi është shkaktuar me fajin e tij ose të personave për të cilët ai përgjigjet.
- Numri
- 04/L-077
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 19 qershor 2012, 16/2012
- Hyrja në fuqi
- pa u verifikuar
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.