Dosja

LIGJI NR. 04/L-077 PËR MARRËDHËNIET E DETYRIMEVE

Numri
04/L-077
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
19 qershor 2012, 16/2012
Hyrja në fuqi
pa u verifikuar
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.

Kërko në këtë akt

Neni 501Pagimi i çmimit në rastin e dërgesave të njëpasnjëshme

1. Në rastin e dërgesave të njëpasnjëshme, blerësi ka për detyrë të paguajë çmimin për çdo dërgesë në momentin e marrjes në dorëzim, përveç nëse është kontraktuar diçka tjetër ose rjedh nga rrethanat e punës.

2. Në qoftë se në kontratën me dërgesat e njëpasnjëshme blerësi ia ka dhënë shitësit paradhënien, dërgimet e para arkëtohen nga paradhënia, po qe se nuk është kontraktuar diçka tjetër. NËNKREU 2 MARRJA E SENDIT

Neni 502Marrja e sendit

1. Marrja e sendit konsiston nga ndërmarrja e veprimeve të nevojshme për t’u bërë i mundur dorëzimi dhe mundësimi i pranimit dhe marrjes së sendit.

2. Në qoftë se blerësi pa ndonjë shkak të arsyeshëm refuzon marrjen e sendit, dorëzimi i të cilit i është ofruar në mënyrë të kontraktuar ose të zakonshme dhe me kohë, shitësi mundet të deklarojë se e zgjidhë kontratën, në qoftë se ka shkak të arsyeshme të dyshojë se blerësi nuk do ta paguajë çmimin. KREU 5 DETYRIMI I RUAJTJES SË SENDIT PËR LLOGARI TË BASHKËKONTRAKTUESIT

Neni 503Rastet e detyrimit te ruajtjes

1. Kur për shkak të vonesës së blerësit rreziku ka kaluar në blerësin para dorëzimit të sendit, shitësi ka për detyrë ta ruajë sendin me kujdes të ekonomistit të mirë respektivisht të shtëpiakut të mirë dhe për këtë qëllim të ndërmerr masa të nevojshme.

2. E njëjta gjë vlen edhe për blerësin kur i është dorëzuar sendi, ndërsa ai dëshiron t’ia kthejë shitësit, qoftë për shkak se e ka zgjidhur kontratën, qoftë se ka kërkuar sendin tjetër në vend të tij.

3. Në njërin dhe rastin tjetër kontraktuesi i cili është i detyruar të ndërmarrë masa për ruajtjen e sendit ka të drejtë në shpërblimin e shpenzimeve të nevojshme për ruajtjen e sendit.

Neni 504Kur blerësi nuk dëshiron ta marrë sendin që i është dërguar

Blerësi që nuk dëshiron ta pranojë sendin që i është dërguar në vendin e destinimit dhe që i është lënë atje në diskonim, ka për detyrë ta merr përsipër për llogari të shitësit, në qoftë se ky nuk është i pranishëm në vendin e destinimit, dhe as që ndodhet atje ndokush i cili kishte për ta marrë përsipër sendin për te, me kusht që kjo të jetë e mundur pa paguar çmimin dhe pa ndërlikime të mëdha ose shpenzime të tepruara.

Neni 505E drejta e palës së detyruar për ta ruajtur sendin

Pala kontraktuese e cila sipas dispozitave paraprake ka për detyrë të marrë masa për ruajtjen e sendit, mundet nën kushte dhe pasoja të caktuara në dispozitat e këtij ligji për depozitimin në gjykatë dhe shitjen e sendit që është borxh, ta depozitojë në gjykatë, t’ia dorëzojë për ruajtje ndonjë tjetri ose ta shesë për llogari të palës tjetër. KREU 6 SHPËRBLIMI I DËMIT NË RAST TË ZGJIDHJES SË KONTRATËS

Neni 506Rregulla të përgjithshme

Kur shitja është zgjidhur për shkak të cenimit të kontratës nga ana e njërës palë kontraktuese, pala tjetër ka të drejtë në shpërblimin e dëmit të cilin atë e pëson për këtë sipas rregullave të përgjithshme për shpërblimin e dëmit të shkaktuar nga cenimi i kontratës.

Neni 507Kur sendi ka çmimin vijues

1. Kur shitja është zgjidhur për shkak të shkeljes së kontratës nga ana e njërës palë kontraktuese, ndërsa sendi e ka çmimin rrjedhës, pala tjetër mund të kërkojë diferencën midis çmimit të caktuar në kontratë dhe çmimit rrjedhës në ditën e zgjidhjes së kontratës në tregun e vendit ku është kryer puna.

2. Në qoftë se në tregun e vendit ku është kryer puna nuk ka çmim rrjedhës, për llogaritjen e shpërblimit të dëmit merret në konsiderim çmimi rrjedhës i tregut i cili do të mund ta zëvendësonte në rastin konkret, të cilit i duhet shtuar diferenca e shpenzimeve të transportit.

Neni 508Kur shitja ose blerja është bërë për mbulesë

1. Kur objekt i shitjes është një sasi sendesh të caktuara sipas llojit dhe kur njëra palë nuk e kryen me kohë detyrimin e vet, pala tjetër mund të bëjë shitjen respektivisht blerjen për mbulesë dhe të kërkojë diferencën midis çmimit të caktuar me kontratë dhe çmimit të shitjes apo të blerjes për mbulesë.

2. Shitja dhe blerja për mbulesë duhet të bëhet në afatin e arsyeshëm dhe në mënyrën e arsyeshme.

3. Për qëllimin e shitjes përkatësisht blerjes, kreditori është i detyruar ta njoftojë debitorin.

Neni 509Shpërblimi i dëmit tjetër

Krahas të drejtës për shpërblimin e dëmit sipas rregullave nga nenet paraprake, pala e cila i mbetet besnike kontratës ka të drejtë edhe në shpërblimin e dëmit më të madh, në qoftë se e ka pësuar. KREU 7 RASTET E VECANTA TË KONTRATËS PËR SHITJE NËNKREU 1 SHITJA ME TË DREJTËN E PARABLERJES

Neni 510Nocioni

Me dispozitën kontraktuese mbi të drejtën e parablerjes obligohet blerësi që ta njoftoj shitësin mbi shitjen e sendit që ka ndërmend t’ia bëjë personit të caktuar, si dhe mbi kushtet e kësaj shitjeje dhe t’ia ofroj që ky ta blej sendin me të njëjtin çmim.

Neni 511Afatet për ushtrimin e të drejtës dhe për pagimin e çmimit

1. Shitësi ka për detyrë ta njoftojë blerësin në mënyrë të sigurt mbi vendimin e vet për ta shfrytëzuar të drejtën e parablerjes brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh duke llogaritur që nga dita kur shitësi, e ka njoftuar mbi këtë shitjen që ka ndërmend ti bëjë personit të tretë.

2. Njëkohësisht me deklaratën se ai e blen sendin shitësi ka për detyrë ta paguajë çmimin e njoftuar personit të tretë ose ta depozitojë pranë gjykatës.

3. Në rast se në kontratën me të tretin është parashikuar afati për pagimin e çmimit – shitësi mund ta shfrytëzoj këtë afat vetëm në qoftë se ofron siguri të mjaftueshme.

Neni 512Mundësia e trashëgimit dhe të tjetërsimit

E drejta e parablerjes së sendeve të luajtshme nuk mund të tjetërsohet dhe as të trashëgohet, në qoftë se me ligj nuk është caktuar ndryshe.

Neni 513Në rastin e shitjes publike të detyrueshme

1. Gjatë ankandit publik të detyrueshëm përfituesi i të drejtës së parablerjes (blerësi) nuk mund të përdori të drejtën e vet të parablerjes.

2. Mirëpo, përfituesi i të drejtës së parablerjes (blerësi) e drejta e parablerjes e të cilit është shkruar në regjistrin zyrtar mund të kërkojë anulimin e shitjes publike,në qoftë se nuk është ftuar posaçërisht.

Neni 514Kohëzgjatja e të drejtës së parablerje

1. E drejta e parablerjes shuhet në kohën e përcaktuar me kontratë.

2. Nëse koha nuk është përcaktuar me kontratë, e drejta e parablerjes shuhet pesë (5) vite pas lidhjes së kontratës.

Neni 515Nëse është bërë bartja e pasurisë pa e njoftuar shitësin

1. Në qoftë se shitësi e ka shitur sendin dhe pronësinë e tij e ka bartur në personin e tretë, duke mos e njoftuar përfituesin e të drejtës së parablerjes (blerësin), megjithëse i treti e ka ditur ose është dashur ta dinte se përfituesi i të drejtës së parablerjes ka të drejtën e parablerjes, përfituesi i të drejtës së parablerjes mundet brenda gjashtë (6) muajsh, nga koha kur është njoftuar për kontratën e shitjes, të kërkojë që bartja të anulohet dhe sendi t'i cedohet këtij nën të njëjta kushte.

2. Në qoftë se shitësi e ka njoftuar në mënyrë jo të saktë blerësin mbi kushtet e shitjes së bërë personit të tretë, dhe nëse i treti e ka ditur këtë ose është dashur ta dinte, ky afat prej gjashtë (6) muajsh fillon të rrjedhë nga dita kur përfituesi i të drejtës së parablerjes ka mësuar për kushtet e vërteta të kontratës

3. E drejta e parablerjes në çdo rast shuhet pasi të kenë kaluar pesë (5) vjet nga bartja e pronësisë në personin e tretë.

Neni 516E drejta ligjore e parablerjes

1. Persona të caktuar mund të kenë të drejtën e parablerjes sipas ligjit.

2. Kohëzgjatja e të drejtës ligjore të parablerjes është e pa kufizuar.

3. Rregullat e shitjes me të drejtën e parablerjes zbatohen përshtatshmërisht edhe tek e drejta ligjore e parablerjes, përveç nëse në rastet e veçanta parashihet ndryshe. NËNKREU 2 BLERJA NË PROVË

Neni 517Nocioni

1. Kur është kontraktuar që blerësi ta merr sendin me kusht që ta provojë për të vërtetuar nëse i përgjigjet dëshirës së tij, blerësi ka për detyrë ta njoftojë shitësin brenda afatit të caktuar në kontratë ose sipas dokeve se a mbetet pranë kontratës, e në qoftë se nuk ka një të tillë, atëherë në afatin e arsyeshëm të cilin do t’ia caktonte shitësi,përndryshe konsiderohet se ka hequr dorë nga kontrata.

2. Në qoftë se sendi i është dorëzuar blerësit për ta provuar deri në afatin e caktuar ndërsa ky nuk e kthen deri në skadimin e afatit ose nuk i deklaron shitësit se heq dorë nga kontrata, konsiderohet se ka mbetur pranë kontratës.

Neni 518Prova objektive

Kur prova është kontraktuar për të vërtetuar nëse sendi ka cilësi të caktuar ose nëse është i përshtatshëm për përdorim të caktuar, mbetja në fuqi e kontratës nuk varet nga vlerësimi i blerësit, por nga fakti nëse ai ka me të vërtetë këto cilësi përkatësisht nëse është i përshtatshëm për përdorim të caktuar.

Neni 519Rreziku

Rrezikun e shkatërrimit ose të dëmtimit të rastësishëm të sendit që i është dorëzuar blerësit për provë e bartë shitësi derisa blerësi të deklarojë se mbetet pranë kontratës, përkatësisht deri në skadimin e afatit kur blerësi ka qenë i detyruar t’ia kthejë sendin shitësit.

Neni 520Blerja pas kontrollimit përkatësisht me rezervimin e të provuarit

Dispozitat për blerjen me provë zbatohen përshtatshmërisht edhe për blerjen pas kontrollimit dhe ndaj blerjes me rezervimin e të drejtës së të provuarit. NËNKREU 3 SHITJA SIPAS MOSTRËS OSE MODELIT

Neni 521Shitja sipas mostrës ose modelit

1. Në rastin e shitjes sipas mostrës ose modelit, te kontratat ndërmjet ndërmarrësve në qoftë se sendi të cilin shitësi ia ka dorëzuar blerësit nuk është i njëjtë si mostra ose modeli, shitësi përgjigjet sipas dispozitave për përgjegjësinë e shitësit për të metat materiale të sendit, ndërsa në raste të tjera shitësi përgjigjet sipas dispozitave për përgjegjësinë për mos përmbushjen e detyrimit.

2. Shitësi nuk përgjigjet për të metat e njëjtësisë në qoftë se mostrën, përkatësisht modelin ia ka paraqitur blerësit vetëm për qëllim njoftimi dhe caktim të përafërt te karakteristikave të sendit pa premtim të njëjtësisë. NËNKREU 4 SHITJA ME SPECIFIKIM

Neni 522Shitja me specifikim

1. Në qoftë se me kontratë është rezervuar e drejta për blerësin që të caktojë më vonë formën, masën ose ndonjë karakteristikë tjetër të sendit, ndërsa blerësi nuk e kryen këtë specifikim deri në datën e kontraktuar, ose derisa të kalojë një afat i arsyeshëm, duke llogaritur nga kërkesa e shitësit për ta bërë këtë, shitësi mund të deklarojë se e zgjidhë kontratën ose të bëjë specifikimin sipas asaj që është në dijeni për nevojat e blerësit.

2. Në qoftë se vet shitësi kryen specifikimin, ai ka për detyrë ta njoftojë blerësin mbi hollësitë e tij dhe t’ia caktojë një afat të arsyeshëm që të bëjë një specifikim tjetër.

3. Në qoftë se blerësi nuk e shfrytëzon këtë mundësi, mbetet i detyruar specifikimi të cilin e ka bërë shitësi. NENKREU 5 SHITJA ME KUSHTE

Neni 523Kushtet

1. Shitësi i një sendi të caktuar të luajtshëm mundet që nëpërmjet një dispozite të veçantë në kontratë të ruaj të drejtën e pronësinë mbi sendin që i është dhënë blerësit derisa blerësi të paguaj çmimin e shitjes.

2. Ruajtja e të drejtës së pronësisë ka efekt për kreditorin e blerësit vetëm nëse nënshkrimi mbi kontratën që përmban dispozitën e ruajtjes së të drejtës së pronësisë është noterizuar para falimentimit të blerësit apo bashkëngjitjes së pronës së luajtshme.

3. Tek sendet të cilat mbahen regjistra të posaçëm publik, pronësia mund të rezervohet vetëm nëse një gjë e tillë është përcaktuar me dispozitat mbi organizimin dhe administrimin e regjistrave të tillë.

Neni 524Rreziku

Rreziku për shkatërrimin apo dëmtimin e rastësishëm të sendit merret përsipër nga ana e blerësit prej momentit të dorëzimit të sendit. NENKREU 6 SHITJA ME KËSTE

Neni 525Përkufizimi

Me anë të kontratës së shitjes me këste, shitësi obligohet tia dorëzojë blerësit një send të posaçëm të luajtshëm para se çmimi i blerjes të paguhet në tërësi, dhe blerësi obligohet të paguaj me këste në periudha të caktuara kohore.

Neni 526Forma e kontratës

Kontrata e shitjes me pagimin e çmimit në këste duhet të përpilohet në formë të shkruar.

Neni 527Pjesët esenciale të kontratës

Tek shitja me para të gatshme, përveç sendit dhe çmimit të tij, dokumenti i kontratës duhet të përcaktojnë edhe shumën totale të të gjitha kësteve, duke përfshirë edhe ato të paguara në momentin e lidhjes së kontratës, shumën e secilës pagesë së veçantë dhe numrin e tyre si dhe afatet kohore për secilën.

Neni 528Zgjidhja e kontratës dhe kërkesa për pagimin e plotë të çmimit

1. Në rast se blerësi vonohet në kryerjen e pagesës së këstit fillestarë, shitësi mund ta zgjidhë kontratën.

2. Pas pagesës së këstit fillestar, shitësi mund ta zgjidhë kontratën në qoftë se blerësi vonohet me të paktën dy këste të njëpasnjëshme, që përbëjnë të paktën një të tetën e çmimit.

3. Përjashtimisht, shitësi mund ta zgjidh kontratën kur blerësi vonohet me pagesën e një kësti të vetëm, në qoftë se për pagesën e çmimit nuk janë parashikuar më tepër se katër këste.

4. Në rastet e parashikuara në paragrafët 2. dhe 3. të këtij neni shitësi mundet që në vend që ta zgjidhë kontratën, të kërkojë nga blerësi pagimin e krejt shumës së mbetur të çmimit, por në këtë rast ka për detyrë t'i mundësoj blerësit një afat të ri prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh.

Neni 529Pasojat e kontratës së anuluar

1. Nëse kontrata anulohet shitësi duhet t’i kthej të gjitha këstet e pranuara së bashku me interesin që nga dita kur i ka pranuar si dhe t’i kthejë të gjitha shpenzimet e nevojshme që blerësi ka pasur për sendin.

2. Blerësi duhet t’ia kthej sendin shitësit në gjendjen në të cilën e ka pranuar si dhe të paguaj kompensimin për përdorimin e bërë të sendit gjerë në momentin e anulimit të kontratës. NENKREU 7 SHITJA ME ANE TE AKREDITIVIT

Neni 530Detyrimet e palëve

1. Nëse ekziston marrëveshja që pagesa të bëhet me anë të akreditivit blerësi detyrohet që me shpenzimet e tij në një afat të përshtatshëm të sigurojë se kësti i parë bankarë hap një akreditiv që është në përputhje me kontratën e shitjes. Akreditivi duhet të jetë i vlefshëm për një kohë të mjaftueshme pas përmbushjes së detyrimit të shitësit në mënyrë që shitësi të ketë mundësi ti mbledhë dhe dorëzojë dokumentet në bankë.

2. Nëse banka nuk e hapë akreditivin në përputhje me paragrafin paraprak ose nuk paguan shumën kreditore edhe pse shitësi ka paraqitur dokumentet e nevojshme, dispozitat mbi vonesat e debitorit do të zbatohen përshtatshmërisht në marrëdhënien ndërmjet shitësit dhe blerësit.

3. Shitësi i cili akreditivin e hapur nga banka nuk e përdorë në përputhje me kontratën e shitjes nuk e humbë të drejtën për të kërkuar çmimin e shitjes, por detyrohet që të kompensojë dëmin e blerësit.

4. Palët mund të përcaktojnë se hapja e akreditivit është kusht për vlefshmërinë e kontratës.

5. Nëse akreditivi është zgjatur me marrëveshjen e të dy palëve, secili prej tyre merr përsipër gjysmën e shpenzimeve. Nëse zgjatja është bërë për arsyet e njërës palë, shpenzimet i ngarkohen kësaj pale.

6. Dispozitat e këtij neni nuk i zëvendësojnë rregullat e akreditivit si transaksion bankar, as e kundërta. NËNKREU 8 URDHRI I SHITJES

Neni 531Nocioni

1. Me kontratën e urdhrit për shitje detyrohet urdhër marrësi që sendin e caktuar të luajtshëm, të cilin ia ka dorëzuar urdhërdhënësi, ta shesë me një çmim të caktuar në afatin e caktuar ose që në atë afat t’ia kthejë urdhërdhënësit.

2. Urdhri i shitjes nuk mund të revokohet.

Neni 532Rreziku i shkatërrimit dhe i dëmtimit të sendit

Sendi i dorëzuar urdhër marrësit mbetet në pronësinë e urdhërdhënësit dhe ai e bartë rrezikun e shkatërrimit ose të dëmtimit të tij të rastësishëm, por ai nuk mund ta disponojë deri sa të mos i kthehet.

Neni 533Kur konsiderohet se urdhër marrësi e ka blerë sendin

1. Në qoftë se urdhër marrësi nuk e shet sendin dhe nuk ia dorëzon çmimin e caktuar urdhërdhënësit deri në afatin e caktuar, e as që e kthen në atë afat, konsiderohet se ai e ka blerë sendin.

2. Mirëpo, kreditorët e tij nuk mund të bëjnë sekuestrimin e sendit derisa ai të mos ia paguajë çmimin urdhër dhënësit. PJESA II KONTRATA PËR KËMBIMIN

Neni 534Nocioni

1. Me kontratën për këmbimin secili kontraktues detyrohet ndaj bashkëkontraktuesit të vet ta dorëzojë sendin që këmbehet, kështu që ai të fitojë të drejtën e pronësisë.

2. Objekt këmbimi mund të jenë edhe të drejtat e bartshme.

Neni 535Efektet e kontratës për këmbimin

Me kontratën për këmbimin krijohen për secilin kontraktues detyrime dhe të drejta të cilat me kontratën e shitjes krijohen për shitësin. PJESA III KONTRATA PËR DHURATËN KREU 1 PERKUFIZIM I PERGJITHSHEM

Neni 536Nocioni

1. Me kontratën për dhuratën një person (dhuratëdhënësi) merr përsipër që pa shpërblim të bartë të drejtën e pronësisë apo ndonjë të drejtë tjetër tek dhuratëmarrësi apo në ndonjë mënyrë tjetër të pasurojë dhuratëmarrësin nga llogaria e dhuratëdhënësit, si dhe dhuratëmarrësi të jep pëlqimin për një gjë të tillë.

2. Heqja dorë nga një e drejtë konsiderohet si dhuratë, nëse personi i detyruar jep pëlqimin për këtë.

3. Heqja dorë nga një e drejtë në lidhje me të cilën nuk ka ndonjë person të detyruar dhe e cila nuk është kaluar tek ndonjë person i tretë, nuk konsiderohet dhuratë.

Neni 537Shpërblimi

Konsiderohet kontratë e dhuratës shpërblimi ose detyrimi moral i dhuratëdhënësit nëse dhuratëmarrësi nuk ka pasur të drejtë të kërkoj lëndën e këtij detyrimi me anë të padisë.

Neni 538Dhurata e përzier

Nëse me të njëjtën kontratë apo me kontratë tjetër, dhuratëmarrësi detyrohet të pasurojë dhuratëdhënësin do të konsiderohet si kontratë e dhurimit vetëm në lidhje me vlerën shtesë.

Neni 539Përmbushja periodike

Nëse detyrimet e dhuratëdhënësit përbëjnë përmbushje të kohëpaskohshme, ky detyrim shuhet me vdekjen e dhuratëdhënësit.

Neni 540Përgjegjësia e dhuratëdhënësit për dëmin

1. Secili që me dijeni jep sendin e tjetrit si dhe ia fsheh këtë rrethanë dhuratëmarrësit është përgjegjës për dëmin.

2. Nëse sendi i dhuruar ka një të metë apo ndonjë veçori të rrezikshme si pasojë e së cilës i është shkaktuar dëmi dhuratëmarrësit, apo të tretit të dëmtuar, përgjegjës për këtë dëm është dhuratëdhënësi nëse dhuratëdhënësi ka qenë në dijeni apo është dashur të jetë në dijeni për të metën apo veçorinë e rrezikshme dhe për këtë nuk e ka lajmëruar dhuratëmarrësin. KREU 2 FORMA

Neni 541Forma

1. Nëse dhuratëdhënësi nuk e bartë menjëherë sendin apo të drejtën tek dhuratëmarrësi në mënyrë që dhuratëmarrësi të disponojë me të pa pengesa, atëherë kontrata e dhuratës duhet të jetë në formë të shkruar.

2. Nëse kontrata e dhuratës nuk është lidhur në formën e përcaktuar në paragrafin paraprak, dhuratëmarrësi nuk mund të kërkojë me anë të padisë përmbushjen e saj. KREU 3 REVOKIMI I KONTRATES SE DHURATES

Neni 542Revokimi për shkak të varfërimit

1. Dhuratëdhënësi i cili pas realizimit të kontratës së dhuratës, bie në pozitë të tillë ku i rrezikohet mbijetesa mund ta revokojë kontratën e dhuratës.

2. Revokimi i përcaktuar në paragrafin paraprak nuk është i mundshëm nëse si pasojë e kësaj dhuratëmarrësi do të jetë në pozitë ku i rrezikohet mbijetesa.

3. Dhuratëmarrësi mund ta mbaj dhuratën nëse dhuratëmarrësi i siguron dhuratëdhënësit mjetet e jetesës.

Neni 543Revokimi për shkak të mosmirënjohjes së thellë

1. Dhuratëdhënësi po ashtu mund të revokojë kontratën për shkak të mosmirënjohjes së thellë nëse pas lidhjes së sajë dhuratëmarrësi sillet me dhuratëdhënësin apo me ndonjë person të afërt të tij në atë mënyrë që sipas parimeve themelore të moralit do të ishte e padrejtë për dhuratëmarrësin të mbante atë që ka marrë me dhuratë.

2. Dhurata po ashtu mund të revokohet nga trashëgimtari për arsye të mënyrës së sjelljes ndaj dhuratëdhënësit

3. Revokimi për shkak të mënyrës së sjelljes së dhuratëmarrësit është i mundshëm edhe për shkak të sjelljes së trashëgimtarit të dhuratëmarrësit.

4. Revokimi nuk është i mundur nëse mosmirënjohja e thellë e dhuratëmarrësit ndaj dhuratëdhënësit ndërpritet.

Neni 544Revokimi për shkak të lindjes së pastajshme

Dhuratëdhënësi i cili bëhet me fëmijë pasi që është lidhur kontrata e dhuratës dhe i cili më parë nuk ka pasur asnjë fëmijë, mund ta revokojë dhuratën.

Neni 545Pasojat e revokimit

1. Me anë të deklaratës së revokimit dhuratëdhënësi duhet të kërkojë kthimin e sendit apo të drejtës apo të pagesës së vlerës me të cilën dhuratëmarrësi është pasuruar në bazë të veprimit të dhuratës.

2. Nëse dhurata ende nuk është përmbushur, revokimi ka për pasojë ndërprerjen e detyrimit të dhuratëdhënësit.

Neni 546Afatet për revokimin

Kontrata e dhuratës mund të revokohet brenda një viti nga dita kur dhuratëdhënësi ka mësuar për arsyet e revokimit.

Neni 547Heqja dorë nga revokimi

Është e pavlefshme heqja dorë nga revokimi. KREU 4 DHURATA NË RAST TË VDEKJES

Neni 548Dhurata në rast të vdekjes

Kontrata e dhuratës e cila është për tu përmbushur pas vdekjes së dhuratëdhënësit është e vlefshme vetëm nëse është bërë në formë të aktit noterial dhe nëse dokumenti për kontratën e lidhur të dhuratës është dorëzuar tek dhuratëmarrësi. PJESA IV KONTRATA PËR DORËZIMIN DHE NDARJEN E PASURISË (KONTRATA E DORËZIMIT)

Neni 549Përkufizimi

Me kontratë të dorëzimit, dorëzuesi merr përsipër të dorëzojë dhe ndajë pronën tek pasardhësit e tij/saj, tek fëmijët e adoptuar dhe pasardhësve të fëmijëve të adoptuar.

Neni 550Kushtet për vlefshmërinë

1. Kontrata është e vlefshme vetëm nëse për të jepet pëlqimi nga pasardhësit, fëmijët e adoptuar dhe pasardhësve të fëmijëve të adoptuar të cilët sipas ligjit do të thirreshin për të trashëguar mbi bazën e kontratës (pasardhësit).

2. Kontrata duhet të lidhet në formë të aktit noterial.

3. Secili pasardhës që nuk e jep pëlqimin, mund ta bëjë atë më vonë në të njëjtën formë.

4. Dorëzimi dhe ndarja mbetet e vlefshme edhe nëse një pasardhës i cili nuk ka dhënë pëlqimin vdes para dorëzimit duke mos lënë ndonjë pasardhës, nëse heq dorë nga trashëgimia, nëse është përjashtuar nga trashëgimia, apo nëse nuk është i denjë të trashëgojë.

Neni 551Subjekti i dorëzimit dhe ndarjes së pasurisë

1. Vetëm pasuria ekzistuese e dorëzuesit, pjesërisht ose në tërësi, mund të përfshihet në dorëzim dhe ndarje.

2. Është e pavlefshme dispozita për mënyrën e ndarjes së pasurisë që është pjesë e pronës së përgjithshme të dorëzuesit.

Neni 552Pozita e pasurisë së dorëzuar

1. Nëse vdes paraardhësi i cili ka dorëzuar dhe ndarë pasurinë e tij apo saj gjatë kohës sa ka qenë gjallë, pasuria e përgjithshme e tij apo saj përbëhet vetëm nga pasuria e cila nuk është përfshirë në dorëzim dhe ndarje si dhe nga prona e fituar më pas.

2. Pasuria e fituar nga pasardhësit e tij apo saj me anë të dorëzimit dhe ndarjes nuk klasifikohet si pjesë e pasurisë së përgjithshme të tij apo saj si dhe nuk llogaritet gjatë përcaktimit të vlerës së kësaj pasurie të përgjithshme.

Neni 553Pajtimi i pasardhësve

1. Nëse ndonjëri nga pasardhësit nuk ka dhënë pëlqimin në dorëzimin dhe ndarjen, ato pjesë të pasurisë të dorëzuara tek pasardhësit tjerë do të konsiderohen dhurata dhe pas vdekjes së paraardhësit trajtohen si dhurata që u janë bërë trashëgimtarëve nga paraardhësi.

2. Dispozita e paragrafit paraprak do të zbatohet përshtatshmërisht edhe nëse pas dorëzimit dhe ndarjes, për të cilin është dhënë pëlqimi nga të gjithë pasardhësit, është lindur një fëmijë te dorëzuesi ose një pasardhës i cili është gjetur pas shpalljes për të vdekur.

Neni 554Ruajtja e të drejtave gjatë dorëzimit

1. Gjatë dorëzimit dhe ndarjes së pasurisë dorëzuesi mund të ruaj për veten e tij apo saj, bashkëshorten apo bashkëshortin e tij apo saj apo për çdo person tjetër të drejtën e uzufruktit mbi të gjithë pasurinë apo një pjesë të pasurisë së dorëzuar ose të kërkojë një rentë jetësore me para në dorë apo në vepër, mbajtje të përjetshme ose ndonjë kompensim tjetër.

2. Nëse është arritur marrëveshja mbi uzufruktin ose rentën jetësore për dorëzuesin dhe bashkëshorten apo bashkëshortin e tij apo saj së bashku, atëherë në rast të vdekjes së njërit prej tyre uzufrukti apo renta jetësore i takon tjetrit në tërësinë e plotë të saj deri në vdekjen e këtij tjetrit, përveç nëse është përcaktuar ndryshe me marrëveshje ose përveç nëse rrjedh ndryshe nga rrethanat e rastit.

Neni 555E drejta e bashkëshortit/es së dorëzuesit/es

1. Gjatë dorëzimit dhe ndarjes, dorëzuesi gjithashtu mund të marrë parasysh edhe bashkëshorten apo bashkëshortin. Për ta bërë këtë është e nevojshme dhënia e pëlqimit të bashkëshortes apo bashkëshortit.

2. Nëse bashkëshortja apo bashkëshorti nuk janë marrë parasysh, të drejtat e saj apo tij për pjesën e detyrueshme mbeten të pacenuara.

3. Në rastin e tillë, dorëzimi dhe ndarja mbeten të vlefshme, por në përcaktimin e vlerës së pasurisë së përgjithshme në bazë të së cilës është përcaktuar pjesa e detyrueshme e bashkëshortes apo bashkëshortit të pas jetuar, ato pjesë të pasurisë së trashëgimlënësit të dorëzuara tek pasardhësit e tij apo saj do të konsiderohen si dhurata.

Neni 556Borxhet e dorëzuesit

1. Pasardhësi të cilit dorëzuesi i ka dorëzuar pasurinë e tij apo saj, nuk është përgjegjës për borxhet e dorëzuesit, përveç nëse përcaktohet ndryshe me marrëveshjen e dorëzimit dhe ndarjes.

2. Kreditorët e dorëzuesit mund ta ndalojnë dorëzimin dhe ndarjen sipas kushteve që zbatohen tek ndalimi i disponimit me mirënjohje.

Neni 557Garancia

Detyrimi për garancinë që rrjedh pas ndarjes ndërmjet bashkë trashëgimtarëve duhet të rrjedhë gjithashtu ndërmjet pasardhësve pas dorëzimit dhe ndarjes së pasurisë të dorëzuar dhe ndarë nga paraardhësi apo prindi adoptues.

Neni 558Revokimi i dorëzimit

1. Dorëzuesi mund të revokojë kontratën për arsye të mosmirënjohjes së thellë nëse pas lidhjes së sajë një pasardhës sillet ndaj dorëzuesit apo ndaj personit të afërt me të në atë mënyrë që sipas parimeve themelore të moralit do të ishte e padrejtë që të mbante atë që është marrë.

2. Dorëzuesi ka të drejtën e njëjtë nëse pasardhësi nuk arrin ti ofrojë atij apo asaj apo personit tjetër, mbajtjen për të cilën janë pajtuar me kontratën e dorëzimit dhe ndarjes ose nuk arrin të paguaj borxhet e dorëzuesit kur kontrata e ka ngarkuar pasardhësin me pagimin e borxheve të tilla.

3. Në rastet e tjera të mos përmbushjes së detyrimeve të marra përsipër me anë të kontratës së dorëzimit dhe ndarjes, gjykata vendosë nëse dorëzuesi ka të drejtë të kërkojë kthimin e pasurisë së dhënë apo vetëm të drejtën që të kërkojë përmbushjen e detyrimeve, duke marrë parasysh lartësinë e borxheve të dorëzuesit si dhe rrethanat tjera të rastit.

Neni 559Të drejtat e pasardhësve, fëmijëve të adoptuar dhe pasardhësve të fëmijëve të adoptuar pas

revokimit

1. Pasardhësi i cili është dashur të kthej tek dorëzuesi atë që është marrë gjatë dorëzimit dhe ndarjes mund të kërkojë pjesën e tij apo saj të detyrueshme pas vdekjes së dorëzuesit, përveç nëse është përjashtuar nga trashëgimia apo nuk është i denjë të trashëgojë nga dorëzuesi, ose përveç nëse ka hequr dorë nga trashëgimia.

2. Gjatë llogaritjes së pjesës së detyrueshme, ato pjesë të pasurisë të dorëzuara dhe shpërndara nga trashëgimlënësi gjatë jetës tek pasardhësit tjerë, konsiderohen si dhurata. PJESA V KONTRATA PER MBAJTJEN E PERJETSHME

Neni 560Përkufizimi

1. Me anë të kontratës për mbajtjen e përjetshme, një palë kontraktuese (dhënësi i mbajtjes) merr përsipër të ndihmojë palën tjetër kontraktuese apo ndonjë person tjetër (marrësin e mbajtjes ) dhe pala tjetër kontraktuese deklaron se ai apo ajo do ti dorëzojë të parit (dhënësit të mbajtjes) të gjithë pasurinë apo një pjesë të pasurisë së tij apo sajë, e përbërë nga pasuria e përgjithshme dhe pasuria e luajtshme e dedikuar për ta përdorur dhe gëzuar pasurinë e përgjithshme, me ç’rast dorëzimi i tillë shtyhet deri në kohën e vdekjes së dorëzuesit.

2. Kjo kontratë gjithashtu mund të përfshijë edhe pasuri tjetër të luajtshme të marrësit të mbajtjes, e cila duhet të theksohet në kontratë.

3. Kontratat me të cilat arrihet marrëveshja për premtimin e trashëgimit të një bashkimi të përjetshëm apo një bashkim i pasurisë ose një palë kontraktuese pajtohet që të kujdeset dhe të mbrojë palën tjetër, të punoj pronën e tij apo sajë të kryejë të gjitha ceremonitë e funeralit pas vdekjes së tij apo saj, apo çdo gjë tjetër për të njëjtin qëllim duhet të konsiderohen kontrata për mbajtjen e përjetshme.

Neni 561Forma

Kontrata për mbajtjen e përjetshme duhet të bëhet në formë të aktit noterial.

Neni 562Ndalimi i përdorimit në favor të palës mbajtëse

Marrësi i mbajtjes mund të heq dorë nga përdorimi i pasurisë që është objekt i kontratës për mbajtjen e përjetshme në favor të dhënësit të mbajtjes.

Neni 563Përgjegjësia për borxhet

Pas vdekjes së marrësit të mbajtjes, dhënësi i mbajtjes nuk është përgjegjëse për borxhet e lidhura me të, por në kontratë mund të përcaktohet që dhënësi i mbajtjes do të jetë përgjegjëse për borxhet ekzistuese të marrësit të mbajtjes ndaj kreditorëve të caktuar.

Neni 564Anulimi i kontratës

1. Palët kontraktuese kanë mundësi që kontratën për mbajtjen e përjetshme ta shkëpusin me marrëveshje, madje edhe pasi të kenë filluar me përmbushjen e saj.

2. Nëse sipas kontratës për mbajtjen e përjetshme, palët kontraktuese jetojnë së bashku dhe marrëdhënia e tyre përkeqësohet deri në atë masë saqë jeta e përbashkët bëhet e patolerueshme, secila palë mund të kërkojë që gjykata ta anulojë kontratën.

3. Secila palë mund të kërkojë shkëputjen e kontratës nëse pala tjetër nuk përmbushë detyrimet e saj.

Neni 565Ndryshimi i rrethanave

1. Nëse pas lidhjes së kontratës, rrethanat ndryshojnë deri në atë masë sa përmbushja e kontratës bëhet shumë më e vështirë, atëherë gjykata , me kërkesën e ndonjërës prej palëve, duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat, mund të ndryshojë marrëdhëniet e tyre në kontratë ose ta anulojë atë.

2. Gjykata mund të ndryshojë të drejtat e marrësit të mbajtjes në rentë jetësore, nëse kjo gjë është në interes të dyja palëve.

Neni 566Shkëputja e kontratës

1. Nëse dhënësi i mbajtjes vdes, detyrimet nga kjo marrëdhënie transferohen tek bashkëshortja e tij apo bashkëshorti i saj dhe tek pasardhësit, fëmijët e adoptuar dhe pasardhësit e fëmijëve të adoptuar, nëse ata japin pëlqimin për një gjë të tillë.

2. Në kuptim të paragrafit paraprak, nëse të njëjtit nuk e japin pëlqimin për vazhdimin e kontratës për mbajtjen e përjetshme, kontrata zgjidhet dhe ata nuk kanë të drejtë të kërkojnë kompensim për mbajtjen e mëparshme.

3. Nëse bashkëshorti apo bashkëshortja, pasardhësit, fëmijët e adoptuar apo pasardhësit e fëmijëve të adoptuar nuk kanë mundësi të përmbushin detyrimet kontraktore ata kanë të drejtë të kërkojnë shpërblim nga marrësi i mbajtjes.

4. Gjykata përcakton shpërblimin e tillë në bazë të diskrecionit të saj, duke marrë parasysh gjendjen financiare të palës së mbajtur si dhe gjendjen financiare të atyre që janë të thirrur që ta vazhdojnë kontratën për mbajtjen e përjetshme. PJESA VI KONTRATA PËR HUANË KREU 1 DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 567Nocioni

1. Me kontratën e huas huadhënësi obligohet t'ia dorëzojë huamarrësit një shumë të caktuar të hollash ose sasinë e caktuar të sendeve të tjera të zëvendësueshme, ndërsa huamarrësi obligohet ta kthejë pas një kohe të caktuar të njëjtën shumë të hollash, përkatësisht të njëjtën sasi sendesh të llojit dhe të cilësisë së njëjtë.

2. Mbi sendet e marra huamarrësi fiton të drejtën e pronësisë.

Neni 568Kamata

1. Huamarrësi mund të obligohet që përveç kryegjësë të debitojë edhe kamatën.

2. Në kontratat ekonomike huamarrësi detyrohet të paguaj edhe kamatën, përveç nëse merren vesh ndryshe. KREU 2 DETYRIMET E HUADHËNËSIT

Neni 569Dorëzimi i sendeve të premtuara

1. Huadhënësi ka për detyrë t'i dorëzojë sendet e premtuara në kohën e kontraktuar, e në qoftë se afati i dorëzimit nuk është caktuar, atëherë duhet ta bëjë këtë kur ta kërkojë huamarrësi.

2. E drejta e huamarrësit për të kërkuar dorëzimin e sendeve të caktuara parashkruhet në tre (3) muaj nga vonesa e huadhënësit, e në çdo rast për një (1) vit nga lidhja e kontratës.

Neni 570Gjendja e keqe materiale e huamarrësit

1. Në qoftë se vërtetohet se gjendja materiale e huamarrësit është e atillë që tregon se është e pasigurt a do të jetë në gjendje ta kthejë huan, huadhënësi mund të refuzojë ta kryejë detyrimin e vet të dorëzimit të sendeve të premtuara, në qoftë se në kohën e lidhjes së kontratës nuk ka ditur, si dhe në qoftë se keqësimi i gjendjes materiale të huamarrësit ka ndodhur pas lidhjes së kontratës.

2. Mirëpo, ai do të ketë për detyrë ta kryejë detyrimin e vet në qoftë se huamarrësi ose ndokush tjetër për të ofron sigurim të mjaftueshëm.

Neni 571Dëmi për shkak të të metave të sendeve të dhëna hua

1. Huadhënësi ka për detyrë t'ia kompensojë huamarrësit dëmin që do t'i shkaktohej për shkak të metave materiale të sendeve të dhëna hua.

2. Mirëpo, në qoftë se huaja është pa shpërblim, ai ka për detyrë ta shpërblejë dëmin vetëm në qoftë se ka qenë në dijeni për të metat e sendit, ose nuk ka mundur të mos dinte për to, ndërsa ai për to nuk e ka njoftuar huamarrësin. KREU 3 DETYRIMET E HUAMARRËSIT

Neni 572Afati i kthimit të huas

1. Huamarrësi ka për detyrë që në afatin e kontraktuar t'i kthejë sendet e marra hua në sasi e në cilësi të njëjtë.

2. Në qoftë se kontraktuesit nuk kanë caktuar afatin për kthimin e huas dhe as që ky mund të caktohet nga rrethanat e huas, huamarrësi ka për detyrë ta kthejë huan pasi të ketë kaluar afati i arsyeshëm, duke filluar që nga kërkesa e huadhënësit që huaja t'i kthehet e që nuk mund të jetë më i shkurtër se dy (2) muaj.

Neni 573Zgjedhja me rastin e kthimit të huas

1. Në qoftë se nuk janë dhënë hua të hollat, ndërsa është kontraktuar që huamarrësi do ta kthejë huan në të holla, huamarrësi megjithatë është i autorizuar që sipas dëshirës së vetë ti kthejë sendet e marra hua ose shumën e të hollave që i përgjigjet vlerës së këtyre sendeve në kohën dhe në vendin e caktuar në kontratë për ti kthyer.

2. E njëjta gjë vlen edhe në rastin kur nuk ka mundësi të kthehet e njëjta sasi sendesh dhe të cilësisë e të llojit të njëjtë.

Neni 574Heqja dorë nga kontrata

Huamarrësi mund të heqë dorë nga kontrata para se huadhënësi t'i dorëzojë sendet e caktuara por në qoftë se për këtë shkak do të ndodhte ndonjë dëm për huadhënësin, ka për detyrë ta kompensojë atë.

Neni 575Kthimi i huas para afatit

Huamarrësi mund ta kthejë huan edhe para afatit të caktuar për kthim, por ka për detyrë ta njoftojë huadhënësin që përpara mbi qëllimin e vet, dhe t'ia shpërblejë dëmin e shkaktuar. KREU 4 HUAJA ME DESTINIM

Neni 576Në qoftë se me kontratë është caktuar qëllimi për të cilin huamarrësi mund t'i përdorë të hollat e marra

hua ndërsa ai i përdorë për ndonjë qëllim tjetër, huadhënësi mund të deklarojë se e zgjidhë kontratën. PJESA VII KONTRATA PER HUA PERDORJEN KREU 1 DISPOZITAT E PERGJITHSHME

Neni 577Përkufizimi

Me kontratën për huapërdorjen, huapërdordhënësi detyrohet të dorëzojë një send huapërdormarrësit në përdorim me mirëbesim dhe huapërdormarrësi detyrohet të kthej sendin. KREU 2 DETYRIMET E HUAPËRDORMARRESIT

Neni 578Përdorimi i sendit

1. Huapërdormarrësi mund të përdorë sendin vetëm për qëllimin e përcaktuar me kontratë.

2. Nëse qëllimi i përdorimit nuk është përcaktuar me kontratë, huapërdormarrësi mund të përdorë sendin në përputhje me natyrën dhe qëllimin e sendit dhe me kujdesin e një përdoruesi të mirë.

3. Huapërdormarrësi që e përdorë sendin në mënyrë jo të lejueshme është përgjegjës për çdo prishje apo shkatërrim të rastësishëm.

Neni 579Mbajtja e sendit

1. Huapërdormarrësi ngarkohet me shpenzimet e rregullta të mbajtjes së sendit.

2. Huapërdormarrësi mund të kërkojë kthimin e shpenzimeve jo të rregullta të mbajtjes së sendit në përputhje me rregullat e mbajtjes. Me shuarjen e huapërdorjes, huapërdormarrësi mund t’i ndajë pajisjet që ndahen nga lënda e huapërdorjes.

Neni 580Transferimi i përdorimit

Huapërdormarrësi nuk mund të transferojë përdorimin e sendit tek personi i tretë pa pëlqimin e huapërdordhënësit.

Neni 581Kthimi i sendit

1. Huapërdormarrësi duhet të kthej sendin në kohën për të cilën janë marrë vesh.

2. Nëse koha nuk është përcaktuar, kontrata shuhet në momentin kur huapërdormarrësi ka realizuar qëllimin e përcaktuar në kontratë apo në fund të periudhës në të cilën mund të bëhet përdorimi i tillë.

3. Nëse as koha e as qëllimi nuk janë përcaktuar me kontratë, huapërdordhënësi mund të kërkojë sendin në secilën kohë që dëshiron.

Neni 582Zgjidhja e kontratës

1. Huapërdordhënësi mund të zgjidh kontratën pa njoftim paraprak dhe të kërkojë kthimin e menjëhershëm të sendit nëse:

1.1. huapërdormarrësi vdes;

1.2. huapërdormarrësi përdorë sendin në kundërshtim me kontratën ose e transferon tek personi i tretë pa pasur të drejtë;

1.3. sendi i huapërdorjes i duhet huapërdordhënësit për shkak të rrethanave të paparashikuara.

Neni 583Përgjegjësia

Huapërdormarrësi nuk është përgjegjës për asnjë përkeqësim apo ndryshim të sendit si rezultat i pasojave të zakonshme të përdorimit të bërë në përputhje me kontratën. KREU 3 DETYRIMET E HUAPËRDORDHENESIT

Neni 584Dëmi nga të metat

Nëse sendi i cili është objekt i huapërdorjes ka një të metë apo një veçori të rrezikshme si pasojë e së cilës dëmi është shkaktuar tek huapërdormarrësi ose te i treti si i dëmtuar, ndërsa huapërdordhënësi, ka qenë në dijeni apo është dasht të ishte në dijeni për metat apo veçorinë e rrezikshme por nuk e ka njoftuar huapërdormarrësin, atëherë huapërdordhënësi është përgjegjës për dëmin. PJESA VIII KONRATA PËR QIRANË KREU 1 DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 585Nocioni

1. Me kontratën për qiranë, qiradhënësi detyrohet që t’ia dorëzojë sendin e caktuar qiramarrësit në përdorim, ndërsa qiramarrësi detyrohet t’i paguajë qiranë e kontraktuar.

2. Përdorimi përfshin edhe gëzimin e sendit (vjelja e frutave), në qoftë se nuk rrjedhë diçka ndryshe nga kontrata, ose nga zakoni. KREU 2 DETYRIMET E QIRADHËNËSIT

Neni 586Dorëzimi i Sendit

Qiradhënësi ka për detyrë t'i dorëzojë qiramarrësit sendin e marrë me qira së bashku me akcesorët dhe pjesët përbërëse të tij.

Neni 587Mirëmbajtja e sendeve

1. Qiradhënësi ka për detyrë t'i mirëmbajë sendet në gjendje të rregullt gjatë kohës së qirasë dhe për këtë arsye të bëjë riparime të nevojshme në të.

2. Ai ka për detyrë t'i kompensojë qiramarrësit shpenzimet që i ka bërë ky për mirëmbajtjen e sendit, e që do t'i kishte për detyrë ky t'i bënte.

3. Shpenzimet e meremetimeve të vogla të shkaktuara nga përdorimi i zakonshëm i sendit, si dhe shpenzimet e vetë përdorimit bien në ngarkim të qiramarrësit.

4. Mbi nevojën e riparimit qiramarrësi ka për detyrë ta njoftojë qiradhënësin.

Neni 588Zgjidhja e kontratës dhe zbritja e qirasë për shkak të riparimeve

1. Në qoftë se meremetimet e nevojshme të sendit të marrë me qira pengojnë përdorimin e tij në një masë të konsideruar dhe për një kohë të gjatë, qiramarrësi mund ta zgjidhë kontratën.

2. Ai ka të drejtë në zbritjen e qirasë proporcionalisht me kufizimin e përdorimit të sendit për shkak të këtyre riparimeve.

Neni 589Ndryshimet në sendin e marrë me qira

1. Qiradhënësi nuk mundet pa pëlqimin e qiramarrësit të bëjë ndryshime në sendin e marrë me qira gjatë kohës së qirasë, në qoftë kjo do të pengonte përdorimin e sendit.

2. Në qoftë se me ndryshimet e sendit do të zvogëlohej në një farë mase përdorimi i sendit nga ana e qiramarrësit, do të zvogëlohet edhe qiraja në përpjesëtimin përkatës.

Neni 590Përgjegjësia për të metat materiale

1. Qiradhënësi i përgjigjet qiramarrësit për të gjitha të metat e sendit të marrë me qira që pengojnë në përdorimin e kontraktuar ose të zakónshëm të tij, pavarësisht nëse ka ditur ose jo për to, si dhe për të metat e veçorive apo të karakteristikave të parashikuara shprehimisht ose heshtazi me kontratë.

2. Nuk merren në konsiderim të metat e një rëndësisë të vogël.

Neni 591Të metat për të cilat qiradhënësi nuk përgjigjet

1. Qiradhënësi nuk përgjigjet për të metat e sendit të marrë me qira të cilat në momentin e lidhjes së kontratës kanë qenë të njohura për qiramarrësin, ose nuk kanë mundur t'i mbeten të panjohura.

2. Mirëpo, qiradhënësi përgjigjet dhe për te metën e sendit të marrë me qira e cila i ka mbetur e panjohur qiramarrësit për shkak të pakujdesisë së rëndë, në qoftë se ky ka qenë në dijeni për këtë të metë dhe me dashje ka ometuar që për këtë ta njoftojë qiramarrësin.

Neni 592Zgjerimi i përgjegjësisë për të metat materiale

Qiradhënësi përgjigjet për të gjitha të metat e sendit të marrë me qira, ne qoftë se ka pohuar se ai nuk ka kurrfarë të metash.

Neni 593Përjashtimi kontraktues ose kufizimi i përgjegjësisë

1. Përgjegjësia për të metat materiale të sendit të marrë me qira mund të përjashtohet ose të kufizohet me kontratë.

2. Dispozita e kontratës me të cilën kjo përgjegjësi përjashtohet ose kufizohet është e pavlefshme në qoftë se qiradhënësi ka qene ne dijeni për të metat dhe me dashje ka ometuar që për to ta njoftojë qiramarrësin, ose poqëse e meta është e atillë që bën të pamundur përdorimin e sendit të marrë me qira si dhe atëherë kur qiradhënësi ka imponuar këtë dispozitë duke shfrytëzuar pozitën e vet monopoliste.

Neni 594Njoftimi i qiradhënësit mbi të metat dhe rreziqet

1. Qiramarrësi ka për detyrë ta njoftoje qiradhënësin pa shtyrje të panevojshme për secilën të metë të sendit të marrë me qira që do të tregohej gjatë kohës së qirasë, përveç në qoftë se qiradhënësi ka ditur për të metën.

2. Ai ka për detyrë gjithashtu ta njoftojë qiradhënësin për çdo rrezik të paparashikuar që do të kanosej gjate kohës së qirasë, sendit të marrë me qira për të mundur të marrë masa të nevojshme.

3. Qiramarrësi i cili nuk e njofton qiradhënësin mbi shfaqjen e të metës, ose mbi rrezikun e lindur për të cilën ky nuk ka ditur humb të drejtën e shpërblimit të dëmit që do të pësonte për shkak të ekzistimit të të metës ose rrezikut të paraqitur për sendin e marrë me qira dhe ka për detyrë ta shpërblejë dëmin që do ta pësonte qiradhënësi për këtë arsye.

Neni 595Të drejtat e qiramarrësit kur sendi ka ndonjë të metë

1. Në qoftë se sendi i marrë me qira në momentin e dorëzimit ka ndonjë të metë që nuk mund të evitohet, qiramarrësi mundet sipas dëshirës së vet, ta zgjidhë kontratën ose të kërkojë zbritjen e çmimit të qirasë.

2. Kur sendi ka ndonjë të metë që nuk mund të evitohet pa ndërlikime të mëdha për qiramarrësin, ndërsa dorëzimi i sendit në afatin e caktuar nuk ka qenë pjese esenciale e kontratës, qiramarrësi mund të kërkojë nga qiradhënësi ose evitimin e te metës në afatin plotësues, ose zbritjen e çmimit të qirasë.

3. Në qoftë se qiradhënësi nuk e eviton te metën në afatin e ri plotësues qe ia ka caktuar qiramarrësi, qiramarrësi mund ta zgjidhë kontratën ose të kërkojë zbritjen e çmimit të qirasë.

4. Sidoqoftë, qiramarrësi ka të drejtë në shpërblimin e dëmit.

Neni 596Kur e meta paraqitet gjatë qirasë dhe kur sendi nuk ka veçori të kontraktuar ose të zakonshme

1. Dispozitat e nenit paraprak aplikohen edhe në rastin kur gjatë qirasë paraqitet ndonjë e mete në sendin e marre me qira.

2. Ato aplikohen edhe në rastet kur sendi i marrë me qira nuk ka ndonjë veçori që sipas kontratës ose sipas praktikës duhet të kishte, apo kur kjo veçori humbë gjatë qirasë.

Neni 597Përgjegjësia e qiradhënësit për të metat juridike

1. Kur dikush i treti pretendon që në sendin e marre me qira, ose në ndonjë pjesë të tij të ushtrojë ndonjë të drejtë dhe i drejtohet me kërkesë të vet qiramarrësit, si dhe në qoftë se arbitrarisht e merr sendin nga qiramarrësi, ky ka për detyrë ta njoftojë për këtë qiradhënësin, përveç nëse ky është tanimë në dijeni për këtë, përndryshe do të përgjigjet për demin.

2. Në qoftë se vërtetohet se personit të tretë i takon ndonjë e drejte e cila përjashton fare të drejtën e qiramarrësit në përdorimin e sendit, kontrata e qirasë zgjidhet vetvetiu ne bazë të ligjit, ndërsa qiradhënësi ka për detyrë që qiramarrësit t'i shpërblejë dëmin e pësuar për këtë arsye.

3. Ne rastin kur me të drejtën e personit të tretë vetëm kufizohet e drejta e qiramarrësit, ky mundet sipas dëshirës së vet ta zgjidhë kontratën ose të kërkojë zbritjen e qirasë, e në çdo rast shpërblimin e dëmit. KREU 3 DETYRIMET E QIRAMARRËSIT

Neni 598Përdorimi i sendeve sipas kontratës

1. Qiramarrësi ka për detyrë ta përdorë sendin si ekonomist i mire respektivisht si shtëpiak i mirë.

2. Ai mund ta përdore vetëm ashtu sikundër është caktuar me kontratë ose me destinimin e sendit.

3. Ai përgjigjët për dëmin e paraqitur nga përdorimi i sendit të marrë me qira në kundërshtim me kontratën ose me destinimin e tij, pavarësisht nëse a e ka përdorur sendin ai ose ndonjë person që punon me urdhër të tij, ose ndonjë person tjetër të cilit ai ia ka bërë të mundur përdorimin e sendit.

Neni 599Denoncimi për shkak të përdorimit në kundërshtim me kontratën

Ne qoftë se qiramarrësi edhe pas paralajmërimit të drejtuar nga qiradhënësi, e përdore sendin në kundërshtim me kontratën ose me destinimin e tij, ose e lënë pas dore mirëmbajtjen e tij, kështu që ekziston rreziku i dëmit të konsideruar për qiradhënësin, ky mund ta denoncoj kontratën pa e dhënë afatin e denoncimit.

Neni 600Pagimi i qirasë

1. Qiramarrësi ka për detyrë ta paguajë qiranë në afatet e caktuara me kontratë ose me ligj e në mungesë të kontratës dhe të ligjit, ashtu siç praktikohet në vendin ku sendi i është dorëzuar qiramarrësit.

2. Në qoftë se nuk është kontraktuar ndryshe ose në vendin e dorëzimit të sendit nuk praktikohet ndryshe, qiraja paguhet për çdo gjashtë (6) mujor kur sendi është dhënë me qira për një ose për disa vjet e në qoftë se është dhënë për një kohë më të shkurtër, atëherë pasi të ketë kaluar kjo kohë.