Kërko në ligje
Neni 68. Ndërprerja e Kontratës së Punës me marrëveshje
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. Kontrata e Punës mund të ndërpritet me marrëveshje ndërmjet punëdhënësit dhe të punësuarit. 2. Marrëveshja nga paragrafi 1. i këtij neni bëhet në formë të shkruar. 3. Në rast të ndërprerjes së Kontratës së Punës me marrëveshje, punëdhënësi është i obliguar t’i paguajë të punësuarit pagën, për ditët e …
Neni 72. Procedura para ndërprerjes së Kontratës
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. Vendimi për të ndërprerë kontratën e punës duhet të bëhet me shkrim dhe duhet të përfshijë arsyetimin për ndërprerje. 2. Vendimi nga paragrafi 1. i këtij neni është përfundimtar ditën kur i dorëzohet të punësuarit. 3. Punëdhënësi është i obliguar të bëjë pagesën e pagës dhe të ardhurave të tjera, deri në ditën e …
Neni 67. Ndërprerja e Kontratës së Punës sipas fuqisë ligjore
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. Kontrata e Punës sipas fuqisë ligjore, ndërpritet: 1.1. me vdekjen e të punësuarit; 1.2. me vdekjen e punëdhënësit, kur puna e kryer apo shërbimet e ofruara nga punëtori janë të natyrës personale, atëherë kur kontrata nuk mund të vazhdohet me pasardhësit e punëdhënësit; 1.3. me skadimin e kohëzgjatjes së …
Neni 80. Vendosja gjyqësore lidhur me ndërprerjen e kontratës së punës
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. Nëse gjykata konstaton se ndërprerja e kontratës së punës nga ana e punëdhënësit është joligjore, në bazë të dispozitave të këtij ligji, Kontratës Kolektive ose Kontratës së Punës, atëherë do të urdhërojë punëdhënësin që të ekzekutoj njërën prej këtyre dëmshpërblimeve: 1.1. t’i paguajë të punësuarve kompensimin, përveç shtesave dhe shu … …
Neni 11. Përmbajtja e Kontratës së Punës
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. Kontrata e Punës përmban; 1.1. të dhënat për punëdhënësin (emërtimi, selia dhe numrin e regjistrimit të biznesit); 1.2. të dhënat për të punësuarin (emri, mbiemri, kualifikimi dhe vendbanimi); 1.3. emërtimin, natyrën, llojin e punës, llojin shërbimeve dhe përshkrimin e detyrave të punës; 1.4. vendin e …
Neni 71. Koha e njoftimit për ndërprerjen e kontratës së punës
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. Punëdhënësi mund të ndërpresë kontratën e punës në kohë të pacaktuar në bazë të nenit 70, të këtij ligji ne këto intervale kohore të njoftimit: 1.1. prej gjashtë (6) muaj deri në dy (2) vite punësim, tridhjetë (30) ditë kalendarike; 1.2. prej dy (2) deri në dhjetë (10) vite punësimi, dyzetepesë (45) ditë kalendarike; 1.3. mbi dhjetë (1 … …
Neni 10. Kontrata e Punës
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. Kontrata e punës lidhet në formë të shkruar dhe nënshkruhet nga punëdhënësi dhe i punësuari. Kontrata përfshin elementet e përcaktuara sipas nenit 11 të këtij ligji. 2. Kontrata e Punës mund të lidhet për: 2.1. një periudhë të pacaktuar; 2.2. një periudhë të caktuar;dhe 2.3. për punë dhe detyra specifike. 3. …
Neni 998. Shkëputja e kontratës
Ligji për marrëdhëniet e detyrimeve, 04/L-077
1. Ortaku mund të shkëpus kontratën, nëse kjo është e përcaktuar në kontratë. 2. Ortaku mund të shkëpus kontratën e lidhur për një kohë të pakufizuar, pa marrë parasysh paragrafin e mësipërm. Në rastin e tillë njoftimi për shkëputje duhet të bëhet tre muaj përpara. 3. Ortaku për arsye të rëndësishme, mund të kërkojë …
Neni 53. Ndalimi i shkëputjes së kontratës
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
Gjatë kohës së shtatzënisë, pushimit të lehonisë dhe mungesës në punë për shkak të përkujdesjes së veçantë ndaj fëmijës, punëdhënësi nuk mund t’ia shkëpusë kontratën të punësuarit dhe t’ia ndërrojë vendin e punës, përveç në rastet e shkëputjes së kontratës sipas nenit 76 të këtij ligji.
Neni 833. Ndalimi i konkurrencës pas shkëputjes së kontratës
Ligji për marrëdhëniet e detyrimeve, 04/L-077
1. Me anë të kontratës mund të përcaktohet se pas përfundimit të kontratës përfaqësuesi tregtar nuk mund të kryejë ndonjë aktivitet që do të konkurronte me aktivitetet e urdhërdhënësit. 2. Një dispozitë e tillë është e vlefshme vetëm nëse bëhet me shkrim dhe nëse është në të njëjtën fushë, për të njëjtët persona dhe të njëjtat mallra siç … …
Neni 70. Ndërprerja e Kontratës së Punës nga ana e punëdhënësit
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. Punëdhënësi mund t’ia ndërpresë kontratën e punës të punësuarit me një periudhë paralajmërimi, atëherë kur: 1.1. ndërprerja e tillë arsyetohet për arsye ekonomike, teknike ose organizative; 1.2. i punësuari nuk është më i aftë t’i kryejë detyrat e punës; 1.3. punëdhënësi mund ta ndërpresë kontratën …
Neni 566. Shkëputja e kontratës
Ligji për marrëdhëniet e detyrimeve, 04/L-077
… Në kuptim të paragrafit paraprak, nëse të njëjtit nuk e japin pëlqimin për vazhdimin e kontratës për mbajtjen e përjetshme, kontrata zgjidhet dhe ata nuk kanë të drejtë të kërkojnë kompensim për mbajtjen e mëparshme. 3. Nëse bashkëshorti apo bashkëshortja, pasardhësit, fëmijët e adoptuar apo pasardhësit e fëmijëve të adoptuar nuk kanë m … …
Neni 69. Ndërprerja e marrëdhënies së punës nga i punësuari
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. I punësuari ka të drejtën e ndërprerjes së Kontratës së Punës në mënyrë të njëanshme; 2. I punësuari me kontratë në kohë të caktuar për ndërprerjen e kontratës së punës, duhet ta informojë punëdhënësin paraprakisht në formë të shkruar në afatin prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, ndërsa i punësuari me …
Neni 85. Masat disiplinore për shkeljen e detyrave të punës
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. Për shkeljen e detyrave të punës, të punësuarit do t’i shqiptohet njëra nga këto masa ndëshkuese: 1.1. vërejte me gojë; 1.2. vërejtje me shkrim; 1.3. ulje në pozitë; 1.4. suspendim të përkohshëm; 1.5. ndërprerje të marrëdhënies së punës. 2. Masat ndëshkuese, vërejtje me gojë, vërejtje me shkrim dhe ulje, degradim të pozitës, do të shqi … …
Neni 41. Pezullimi i përkohshëm i të drejtave dhe detyrave nga marrëdhënia e punës
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. Të punësuarit i pushojnë të drejtat dhe detyrat nga puna dhe marrëdhënia e punës për kohë të caktuar, përveç të drejtave dhe detyrave për të cilat me këtë ligj, Aktin e Brendshëm të Punëdhënësit dhe me Kontratën e Punës është përcaktuar ndryshe, në qoftë se mungon në punë, për këto raste: 1.1. kur i punësuari është dërguar në …
Neni 107. Kur përmbushja brenda afatit është element thelbësor i kontratës
Ligji për marrëdhëniet e detyrimeve, 04/L-077
1. Kur përmbushja e detyrimit brenda afatit të caktuar është element thelbësor i kontratës, ndërsa debitori nuk e përmbush detyrimin brenda këtij afati, kontrata zgjidhet sipas vetë ligjit. 2. Kreditori mund ta mbajë kontratën në fuqi, në qoftë se pas skadimit të afatit, pa shtyrje e njofton debitorin se kërkon përmbushjen e …
Neni 4. Hierarkia në mes të Ligjit, Kontratës Kolektive, Aktit të Brendshëm të Punëdhënësit dhe
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
Kontratës së Punës 1. Dispozitat e Kontratës Kolektive, Aktit të Brendshëm të Punëdhënësit dhe Kontratës së Punës duhet të jenë në përputhje me dispozitat e këtij ligji. 2. Kontrata Kolektive nuk mund të përmbajë të drejta më pak të favorshme për të punësuarin dhe punëdhënësin se sa të drejtat e përcaktuara me këtë ligj. 3. Akti i Brendsh … …
Neni 14. Fillimi i punës
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. I punësuari e fillon punën ditën e përcaktuar me Kontratën e Punës. 2. Në qoftë se i punësuari nuk e fillon punën në ditën e caktuar me Kontratën e Punës, do të konsiderohet se nuk ka themeluar marrëdhënie pune, përveç në qoftë se është penguar të fillojë punën për shkaqe të arsyeshme, ose në qoftë se punëdhënësi dhe i punësuari merren …
Neni 91. Libreza e Punës
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. Libreza e punës është dokument publik identifikues i të punësuarit, e cila shërben për paraqitjen e të dhënave personale dhe stazhit të punës. 2. Librezën e punës e lëshon Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale . 3. I punësuari duhet ta ketë librezën e punës , të cilën ia dorëzon punëdhënësit me rastin e themelimit të marrëdhënies së … …
Neni 827. Zgjidhja e kontratës së lidhur për një kohë të pacaktuar
Ligji për marrëdhëniet e detyrimeve, 04/L-077
1. Kontrata konsiderohet se është lidhur për një periudhë të pacaktuar, përveç nëse palët merren vesh ndryshe. 2. Nëse kontrata është lidhur për një periudhë të pacaktuar, atëherë secila palë mund ta shkëpus kontratën duke dhënë njoftim për shkëputje në përputhje me këtë nen. 3. Koha e dhënies së njoftimit për …