Dosja
Ligji i punës, 03/L-212

Neni 4. Hierarkia në mes të Ligjit, Kontratës Kolektive, Aktit të Brendshëm të Punëdhënësit dhe

Kontratës së Punës

1. Dispozitat e Kontratës Kolektive, Aktit të Brendshëm të Punëdhënësit dhe Kontratës së Punës duhet të jenë në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

2. Kontrata Kolektive nuk mund të përmbajë të drejta më pak të favorshme për të punësuarin dhe punëdhënësin se sa të drejtat e përcaktuara me këtë ligj.

3. Akti i Brendshëm i Punëdhënësit dhe Kontrata e Punës mund të përmbajnë dispozita me të cilat përcaktohen më shumë të drejta dhe kushte të favorshme, nga të drejtat dhe kushtet e përcaktuara me ligj, përveç nëse me këtë ligj është përcaktuar ndryshe.

Ky është teksti i publikuar fillimisht, jo i konsoliduar. Ndryshuar nga:

  • LIGJI NR. 08/L-283 PËR HARMONIZIMIN E LIGJEVE TË VEÇANTA ME LIGJIN NR. 05/L-087 PËR KUNDËRVAJTJE (26 dhjetor 2024)
  • LIGJI NR. 08/L-142 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJEVE QË PËRCAKTOJNË SHUMËN E BENEFICIONIT NË LARTËSI TË PAGËS MINIMALE, PROCEDURAT E CAKTIMIT TË PAGËS MINIMALE DHE SHKALLËT TATIMORE NË TË ARDHURAT PERSONALE VJETORE (23 gusht 2024)
Numri
03/L-212
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
1 dhjetor 2010, 90/2010
Hyrja në fuqi
16 dhjetor 2010
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.