Neni 3. Përkufizimet
1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:
1.1. I punësuari - personi fizik i punësuar për të kryer punë ose shërbime me pagesë për punëdhënësin;
1.2. Punëdhënësi - personi fizik ose juridik i cili i siguron punë të punësuarit dhe i paguan pagën për punën ose për shërbimet e kryera;
1.3. Sektori publik - sektori i arsimit, të shëndetësisë si dhe ndërmarrjet publike të cilat janë pronësi e Republikës së Kosovës apo e ndonjërës nga komunat e Republikës së Kosovës;
1.4. Dialogu Social - procesi demokratik i konsultimeve dhe i shkëmbimit të informatave në mes të përfaqësuesve të punëdhënësve, punëmarrësve dhe përfaqësuesve të Qeverisë;
1.5. Këshilli Ekonomiko-Social (KES) - organi i nivelit nacional i cili udhëheq konsultimet për çështjet nga marrëdhënia e punës, mirëqenia sociale dhe çështjet tjera të cilat kanë të bëjnë me politikat ekonomike në Republikën e Kosovës;
1.6. Organizatat e të punësuarve - sindikatat të cilat janë të pavarura, vullnetare, e themeluar për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të të punësuarve;
1.7. Organizata e punëdhënësve - organizatë në të cilën punëdhënësit bashkohen vullnetarisht për mbrojtjen e interesave të tyre;
1.8. Kontrata Kolektive - marrëveshja ndërmjet organizatave të punëdhënësve dhe organizatave të të punësuarve me të cilën rregullohen të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga marrëdhënia e punës sipas marrëveshjes së arritur;
1.9. Akti i Brendshëm i Punëdhënësit - akti i cili rregullon të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga marrëdhënia e punës, në pajtim me këtë ligj dhe me Kontratën Kolektive;
1.10. Marrëdhënia e Punës - një marrëveshje ose rregullim kontraktual ndërmjet një punëdhënësi dhe të punësuarit për kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive specifike nga i punësuari nën mbikëqyrjen e punëdhënësit, kundrejt një pagese të dakorduar, zakonisht në formë të parave;
1.11. Kontrata e Punës - akti individual e cila lidhet ndërmjet punëdhënësit dhe të punësuarit, me të cilën rregullohen të drejtat, detyrat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga marrëdhënia e punës në pajtim me këtë ligj, me Kontratën Kolektive dhe me Aktin e Brendshëm të Punëdhënësit;
1.12. Praktikanti - personi i kualifikuar i cili themelon për herë të parë marrëdhënie pune, me qëllim që gjatë punës praktike të aftësohet për punë të caktuara;
1.13. Paga - shpërblimi ose fitimi i çfarëdo niveli të llogaritur e shprehur në para për të punësuarin;
1.14. Paga minimale - pagesa minimale e propozuar nga KES-i ndërsa e vendosur nga Qeveria, sipas kritereve të përcaktuara me këtë në pajtim me këtë ligj;
1.15. Puna e detyruar ose e dhunshme - puna ose shërbimet të cilat kërkohen të kryhen nën kërcënim me ndëshkim, për të cilat i punësuari nuk shpreh vullnet t’i kryejë;
1.16. Anëtarët e familjes së ngushtë - bashkëshorti/ja, fëmijët martesorë dhe jashtë martesorë, fëmijët e birësuar, vëllezërit, motrat dhe prindërit;
1.17. Diskriminimi - çdo dallim që përfshin përjashtim ose dhënie të përparësisë në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, fesë, moshës, gjendjes familjare, mendimit politik, prejardhjes kombëtare ose sociale, gjuhës ose anëtarësisë sindikale, që e ka fuqinë e anulimit ose mosdhënies së mundësive të barabarta për punësim apo profesion apo ngritje profesionale
1.18. Ministria - Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS);
1.19. IP - Inspektorati i Punës;
1.20. QRP -Qendra Rajonale e Punësimit;
1.21. ZP - Zyrat e Punësimit.
Ky është teksti i publikuar fillimisht, jo i konsoliduar. Ndryshuar nga:
- LIGJI NR. 08/L-283 PËR HARMONIZIMIN E LIGJEVE TË VEÇANTA ME LIGJIN NR. 05/L-087 PËR KUNDËRVAJTJE (26 dhjetor 2024)
- LIGJI NR. 08/L-142 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJEVE QË PËRCAKTOJNË SHUMËN E BENEFICIONIT NË LARTËSI TË PAGËS MINIMALE, PROCEDURAT E CAKTIMIT TË PAGËS MINIMALE DHE SHKALLËT TATIMORE NË TË ARDHURAT PERSONALE VJETORE (23 gusht 2024)
- Numri
- 03/L-212
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 1 dhjetor 2010, 90/2010
- Hyrja në fuqi
- 16 dhjetor 2010
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.