Dosja
Ligji i punës, 03/L-212

Neni 2. Fusha e zbatimit

1. Dispozitat e këtij ligji zbatohen për të punësuarit dhe punëdhënësit e sektorit privat dhe publik në Republikën e Kosovës.

2. Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe për të punësuarit dhe punëdhënësit, punësimi i të cilëve rregullohet me ligj të veçantë, nëse ligji i veçantë nuk parashikon zgjidhje për çështje të caktuara nga marrëdhënia e punës.

3. Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe për të punësuarit me shtetësi të huaj dhe personat pa shtetësi, të cilët janë të punësuar tek punëdhënësit në territorin e Republikës së Kosovës, nëse me ligj nuk është rregulluar ndryshe.

4. Dispozitat e këtij ligji nuk janë të aplikueshme për marrëdhëniet e punësimit brenda misioneve ndërkombëtare, misioneve diplomatike dhe konsullore të shteteve të huaja, Pranisë Ushtarake Ndërkombëtare të vendosur në Republikën e Kosovës në bazë të Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin dhe organizatat ndërkombëtare qeveritare.

Ky është teksti i publikuar fillimisht, jo i konsoliduar. Ndryshuar nga:

  • LIGJI NR. 08/L-283 PËR HARMONIZIMIN E LIGJEVE TË VEÇANTA ME LIGJIN NR. 05/L-087 PËR KUNDËRVAJTJE (26 dhjetor 2024)
  • LIGJI NR. 08/L-142 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJEVE QË PËRCAKTOJNË SHUMËN E BENEFICIONIT NË LARTËSI TË PAGËS MINIMALE, PROCEDURAT E CAKTIMIT TË PAGËS MINIMALE DHE SHKALLËT TATIMORE NË TË ARDHURAT PERSONALE VJETORE (23 gusht 2024)
Numri
03/L-212
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
1 dhjetor 2010, 90/2010
Hyrja në fuqi
16 dhjetor 2010
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.