Dosja
Ligji i punës, 03/L-212

Neni 11. Përmbajtja e Kontratës së Punës

1. Kontrata e Punës përmban;

1.1. të dhënat për punëdhënësin (emërtimi, selia dhe numrin e regjistrimit të biznesit);

1.2. të dhënat për të punësuarin (emri, mbiemri, kualifikimi dhe vendbanimi);

1.3. emërtimin, natyrën, llojin e punës, llojin shërbimeve dhe përshkrimin e detyrave të punës;

1.4. vendin e punës dhe njoftimin që puna do të kryhet në lokacione të ndryshme,

1.5. orët dhe orarin e punës;

1.6. datën e fillimit të punës;

1.7. kohëzgjatjen e Kontratës së Punës;

1.8. lartësinë e pagës bazë, si dhe ndonjë shtesë ose të ardhur tjetër,

1.9. kohëzgjatjen e pushimeve;

1.10. përfundimin e marrëdhënies së Punës;

1.11. të dhëna të tjera për të cilat punëdhënësi dhe punëmarrësi i vlerësojnë të rëndësishme për rregullimin e marrëdhënies së punës;

1.12. kontrata e Punës mund të përmbajë të drejta dhe detyra të tjera të parashikuara me këtë ligj;

1.13. të drejtat dhe detyrimet të cilat nuk janë të përcaktuara me Kontratën e Punës, rregullohen me dispozitat e këtij ligji, Kontratën Kolektive dhe Aktin e Brendshëm të Punëdhënësit;

2. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për nevojat e punëdhënësve do të përgatisë mostra të kontratave të punës sipas standardeve minimale, për periudhë të pacaktuar, të caktuar dhe për punë specifike.

Ky është teksti i publikuar fillimisht, jo i konsoliduar. Ndryshuar nga:

  • LIGJI NR. 08/L-283 PËR HARMONIZIMIN E LIGJEVE TË VEÇANTA ME LIGJIN NR. 05/L-087 PËR KUNDËRVAJTJE (26 dhjetor 2024)
  • LIGJI NR. 08/L-142 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJEVE QË PËRCAKTOJNË SHUMËN E BENEFICIONIT NË LARTËSI TË PAGËS MINIMALE, PROCEDURAT E CAKTIMIT TË PAGËS MINIMALE DHE SHKALLËT TATIMORE NË TË ARDHURAT PERSONALE VJETORE (23 gusht 2024)
Numri
03/L-212
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
1 dhjetor 2010, 90/2010
Hyrja në fuqi
16 dhjetor 2010
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.