Kërko në ligje
- Neni i kërkuar
Neni 10. Kontrata e Punës
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. Kontrata e punës lidhet në formë të shkruar dhe nënshkruhet nga punëdhënësi dhe i punësuari. Kontrata përfshin elementet e përcaktuara sipas nenit 11 të këtij ligji. 2. Kontrata e Punës mund të lidhet për: 2.1. një periudhë të pacaktuar; 2.2. një periudhë të caktuar;dhe 2.3. për punë dhe detyra specifike. 3. Kontrata e punës që nuk për …
Neni 1. Qëllimi
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
Ky ligj ka për qëllim të rregullojë të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës, siç përcaktohen me këtë ligj.
Neni 4. Hierarkia në mes të Ligjit, Kontratës Kolektive, Aktit të Brendshëm të Punëdhënësit dhe
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
Kontratës së Punës 1. Dispozitat e Kontratës Kolektive, Aktit të Brendshëm të Punëdhënësit dhe Kontratës së Punës duhet të jenë në përputhje me dispozitat e këtij ligji. 2. Kontrata Kolektive nuk mund të përmbajë të drejta më pak të favorshme për të punësuarin dhe punëdhënësin se sa të drejtat e përcaktuara me këtë ligj. 3. Akti i Brendsh …
Neni 6. Ndalimi i punës së detyruar ose të dhunshme
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. Puna e detyruar ose e dhunshme është e ndaluar. 2. Përjashtimisht punë e detyruar nuk konsiderohet puna ose shërbimi të cilin e kryejnë personat e dënuar me aktgjykim të formës së prerë gjatë vuajtjes së dënimit ose në raste të gjendjes së jashtëzakonshme, të shpallur sipas nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. KREU II THE …
Neni 8. Konkursi Publik
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. Punëdhënësi në sektorin publik, është i obliguar që të shpall konkurs publik sa herë që pranon një punëmarrës dhe themelon një marrëdhënie të punës. 2. Konkursi duhet të jetë i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar, pa asnjë lloj diskriminimi, ashtu siç parashihet me këtë ligj dhe aktet tjera në fuqi.
Neni 9. Punësimi i shtetaseve të huaj
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
Shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi në Republikën e Kosovës themelojnë marrëdhënie pune sipas këtij ligji, nën kushtet dhe kriteret e përcaktuara me ligj të veçantë për punësimin e shtetasve të huaj dhe sipas konventave ndërkombëtare.
Neni 14. Fillimi i punës
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. I punësuari e fillon punën ditën e përcaktuar me Kontratën e Punës. 2. Në qoftë se i punësuari nuk e fillon punën në ditën e caktuar me Kontratën e Punës, do të konsiderohet se nuk ka themeluar marrëdhënie pune, përveç në qoftë se është penguar të fillojë punën për shkaqe të arsyeshme, ose në qoftë se punëdhënësi dhe i punësuari merren …
Neni 15. Puna provuese
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. Puna provuese përcaktohet me Kontratën e Punës. 2. Puna Provuese mund të zgjasë, më së shumti gjashtë (6) muaj në pajtim me këtë ligj, Kontratën Kolektive dhe Aktin e Brendshëm të Punëdhënësit. 3. Gjatë periudhës provuese të punës, punëdhënësi dhe të punësuarit, mund ta ndërpresin marrëdhënien e punës me njoftim paraprak prej shtatë (7 …
Neni 20. Përcaktimi i orarit të punës
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. Orari i punës nënkupton periudhën kohore, gjatë së cilës i punësuari kryen punë ose shërbime në të mirë të punëdhënësit. 2. Orari i plotë i punës zgjat dyzet (40) orë në javë, nëse me këtë ligj nuk është përcaktuar ndryshe. 3. Orari i plotë i punës për të punësuarin, i cili është më i ri se tetëmbëdhjetë (18) vjeç, nuk mund të jetë më …
Neni 21. Orari jo i plotë i punës
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. Orari jo i plotë i punës, është orar pune më i shkurtër sesa orari i plotë i punës. 2. Marrëdhënia e punës mund të themelohet me orar jo të plotë pune, në kohë të caktuar dhe të pacaktuar. 3. I punësuari i cili punon me orar jo të plotë pune, i gëzon të gjitha të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga marrëdhënia e punës sikurse i punës …
Neni 24. Ndarja dhe ndryshimi i orarit të punës
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. Ndarjen e orarit të punës në kuadër të javës së punës e përcakton punëdhënësi. 2. Java e punës mund të organizohet ndryshe, në rast se punëdhënësi e organizon punën me ndërrime, gjatë natës ose kur natyra e punës e kërkon një gjë të tillë. 3. Punëdhënësi, është i obliguar që t’a informojë të punësuarin për ndarjen dhe ndryshimin e orar …
Neni 25. Ndryshimi i orarit të punës
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. Punëdhënësi, mund ta ndryshojë orarin e punës kur e kërkon natyra e punës, si: organizimi i punës, shfrytëzimi racional i mjeteve të punës, shfrytëzimi racional i orarit të punës dhe kryerja e ndonjë pune të caktuar dhe të parashikuar me afat. 2. Në rastet nga paragrafi 1. i këtij neni, ndryshimi i orarit të punës bëhet në atë mënyrë q …
Neni 26. Ndalimi i zgjatjes së orarit të punës
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. Ndalohet zgjatja e orarit të punës për të punësuarin i cili është më i ri se tetëmbëdhjetë (18) vjeç. 2. Punëdhënësi nuk mund të bëjë zgjatjen e orarit të punës për të punësuarën gjatë kohës së shtatzënisë, dhe prindin vetushqyes me fëmijë më të ri se tri (3) vjeç, ose me fëmijë të hendikepuar.
Neni 29. Përshtatja e pushimit me procesin e punës
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. Në qoftë se natyra e punës nuk lejon që puna të ndërpritet, organizimi i pushimit gjatë ditës së punës bëhet në mënyrë që të mos shkaktohet ndërprerja e procesit të punës. 2. Vendimin për kohën e shfrytëzimit të pushimit gjatë ditës së punës e nxjerr punëdhënësi.
Neni 30. Pushimi ditor
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. I punësuari ka të drejtë në pushim ditor midis dy (2) ditëve të njëpasnjëshme të punës në kohëzgjatje prej së paku dymbëdhjetë (12) orë pa ndërprerë. 2. Gjatë kohës së punës, në punët stinore, punëtori ka të drejtë pushimi nga paragrafi 1. i këtij neni, në kohëzgjatje prej së paku njëmbëdhjetë (11) orësh pandërprerë.
Neni 31. Pushimi javor
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. I punësuari ka të drejtë në pushim javor në kohëzgjatje prej së paku njëzetekatër (24) orë pandërprerë. 2. I punësuari nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç ka të drejtë në pushim javor në kohëzgjatje prej së paku tridhjetegjashtë (36) orë pandërprerë. 3. Nëse të punësuarit i duhet të punojë në ditën e pushimit javor, atij duhet t’i sigur …
Neni 34. Pushimi vjetor në ditën e festave zyrtare
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. Festat zyrtare që bien në ditë pune, sipas Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, nuk llogariten ditë të pushimit vjetor. 2. Nëse i punësuari gjatë kohës së shfrytëzimit të pushimit vjetor sëmuret, koha e pushimit të lejuar mjekësor, nuk llogaritet në pushim vjetor.
Neni 35. Pushimi vjetor për herë të parë
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. I punësuari i cili për herë të parë themelon marrëdhënie pune ose i cili nuk ka ndërprerje më tepër se pesë (5) ditë pune, fiton të drejtën për shfrytëzimin e pushimit vjetor pas gjashtë (6) muajsh të punës së pandërprerë, në proporcion me muajt e punuar. 2. Paaftësia e përkohshme për punë sipas dispozitave për sigurimin shëndetësor dh …
Neni 36. Pjesa e pushimit vjetor në përpjesëtim me kohën e kaluar në punë
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. I punësuari ka të drejtë, së paku një ditë e gjysmë (1.5) të pushimit, për çdo muaj kalendarik të kaluar në punë, nëse: 1.1. në vitin kalendarik në të cilin për herë të parë ka themeluar marrëdhënie pune, nuk i ka gjashtë (6) muaj të punës së pandërprerë; 1.2. në vitin kalendarik nuk e ka fituar të drejtën për shfrytëzimin e pushimit v …
Neni 38. Kompensimi për mosshfrytëzimin e pushimit vjetor
Ligji i punës, 03/L-212 · Ka ndryshime të mëvonshme
1. Të punësuarit nuk mund t’i mohohet e drejta në shfrytëzimin e pushimit vjetor . 2. I punësuari që nuk e ka shfrytëzuar pushimin vjetor apo një pjesë të pushimit me fajin e punëdhënësit, ka të drejtë për ta shfrytëzuar atë pushim gjatë periudhës vijuese e cila i konvenon punëmarrësit, apo kompensim me të holla. 3. Lartësia e kompensimit …