Neni 9. Publikimi i të dhënave të hapura
1. Të dhënat e hapura publikohen në një portal qendror për të dhëna të hapura, i cili zhvillohet dhe menaxhohet nga ministria përgjegjëse për administratë publike.
2. Të dhënat e hapura publikohen në format të hapur, i cili mundëson leximin dhe modifikimin e tyre pa barriera teknologjike, të cilat mund të lexohen nga pajisjet teknologjike dhe njerëzit, dhe që ofron qasje tek të gjitha përmbledhjet e të dhënave.
3. Të dhënat e hapura publikohen me licencë të hapur, e cila mundëson përdorimin e lirë të të dhënave, shpërndarjen e serishme të të dhënave, përfshirë edhe, por pa u kufizuar përmes shitjes, modifikimit dhe përfshirjes së tyre në punë më të gjëra.
4. Me qëllim që të kenë qasje në të dhënat e hapura, përdoruesit detyrohen të tregojnë burimin e të dhënave, si dhe të njohin të drejtat e pronësisë intelektuale mbi të dhënat e personave të tjerë dhe të garantojnë paprekshmërinë e të dhënave.
5. Institucionet publike caktojnë zyrtarin përgjegjës, i cili do të shërbejë, përveç tjerash, edhe si zyrtar ndërlidhës për publikim të të dhënave të hapura.
6. Ministria përkatëse e administratës publike do të caktojë një zyrtar përgjegjës nga Agjencia e Shoqërisë së informacionit për të koordinuar veprimet për publikimin e të dhënave të hapura. KAPITULLI IV QASJA NË DOKUMENTE PUBLIKE NË BAZË TË KËRKESËS
- Numri
- 06/L-081
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 4 korrik 2019, 13/2019
- Hyrja në fuqi
- 19 korrik 2019
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.