Dosja
Ligji për qasje në dokumente publike, 06/L-081

Neni 10. Kërkesa për qasje në dokumente publike

1. Secili person ka të drejtë për qasje në dokumente publike në bazë të kërkesës.

2. Kërkesat për qasje në dokumente publike parashtrohen në çfarëdo mënyre, e cila i mundëson institucionit publik të identifikojë nëse posedon dokumentin publik të kërkuar.

3. Kërkesa mund të bëhet nga personi, me shkrim, në formë elektronike, ose verbalisht. Për aq sa është e mundshme, kërkesa duhet të përmbajë edhe formën e preferuar nga kërkuesi për qasje në dokumente publike.

4. Nëse kërkesa bëhet verbalisht, zyrtari përgjegjës për qasje në dokumente publike obligohet të hartojë kërkesën me shkrim për procedim të mëtejmë. Nëse kërkesa bëhet në formë elektronike, atëherë ajo konsiderohet si kërkesë me shkrim.

5. Kërkuesi i ndonjë dokumenti publik nuk është i obliguar që të japë arsye për përdorimin e dokumenteve publik për të pasur qasje në dokumente publike.

6. Nëse kërkesa nuk është sa duhet e saktë dhe nuk mundëson identifikimin e dokumentit publik që kërkohet, institucioni publik kërkon nga kërkuesi që ta qartësojë kërkesën dhe mund t’i ndihmojë kërkuesit që t’a bëjë një gjë të tillë.

7. Kërkuesi i ndonjë dokumenti publik ka të drejtë që të mbetet anonim në raport me palët e treta.

8. Institucionet publike i ofrojnë personave ndihmë se si dhe ku mund të parashtrohen kërkesat për qasje në dokumente publike.

9. Formalitetet për kërkesa nuk tejkalojnë atë që është e domosdoshme dhe e arsyeshme për të përpunuar kërkesën.

Numri
06/L-081
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
4 korrik 2019, 13/2019
Hyrja në fuqi
19 korrik 2019
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.