Neni 8. Parimet e hapjes së të dhënave
1.Në publikimin e të dhënave të hapura, institucionet publike udhëhiqen nga parimet e mëposhtme:
1.1. të dhënat e hapura publikohen me iniciativë të vetë institucioneve publike, pa kërkesë të palëve të interesuara, në kohë dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, të saktë dhe me cilësi të lartë;
1.2. të dhënat e hapura publikohen në atë mënyrë që të jenë të qasshme nga të gjitha palët e interesuara dhe në një formë që mundësojnë përdorimin e tyre të lirë dhe të pavarur;
1.3. të dhënat e hapura duhet të mundësojnë krahasimin dhe ndërveprimin ndërmjet tyre dhe të publikohen në format që mundësojnë leximin nga njerëzit dhe pajisjet teknologjike;
1.4. të dhënat e hapura publikohen me qëllim të përmirësimit të qeverisjes dhe angazhimit qytetar në qeverisje.
2. Institucionet publike zhvillojnë linjëveprime, të cilat mundësojnë hapjen e të dhënave nga ana e tyre, si dhe inkurajojnë qytetarët, shoqërinë civile dhe sektorin privat për hapjen e të dhënave të tyre.
- Numri
- 06/L-081
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 4 korrik 2019, 13/2019
- Hyrja në fuqi
- 19 korrik 2019
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.