Ligji për qasje në dokumente publike, 06/L-081
Neni 7. Format e publikimit
1. Dokumentet publike të publikuara nga vetë institucionet publike, bëhen publike në njërën nga format e mëposhtme:
1.1. elektronike;
1.2. të shtypur;
1.3. përmes transmetimit; apo
1.4. në çfarëdo forme tjetër, e cila mundëson qasjen e numrit sa më të madh të publikut.
2. Dokumentet publike të publikuara nga vetë institucionet publike, bëhen publike në gjuhët zyrtare të aplikueshme në Republikën e Kosovës, në përputhje me ligjin përkatës mbi përdorimin e gjuhëve. KAPITULLI III PUBLIKIMI I TË DHËNAVE TË HAPURA
- Numri
- 06/L-081
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 4 korrik 2019, 13/2019
- Hyrja në fuqi
- 19 korrik 2019
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.