Neni 6. Publikimi i dokumenteve publike
1. Institucionet publike detyrohen të publikojnë, në mënyrë proaktive, çdo dokument publik, të prodhuar, të pranuar, të mbajtur apo të kontrolluar nga to, menjëherë pasi dokumentet e tilla të jenë bërë të gatshme për publikim, por jo më larg se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga momenti i bërjes së tyre të qasshme.
2. Përjashtimisht nga paragrafi 1. i këtij neni, institucionet publike nuk publikojnë proaktivisht ato dokumente publike, të cilat përmbajnë të dhëna që përbëjnë bazë për refuzimin e qasjes në dokumente publike në bazë të nenit 17 të këtij ligji.
3. Me rastin e vendosjes nëse dokumentet publike përmbajnë ndonjërin prej kufizimeve të parapara me nenin 17 të këtij ligji, institucionet publike detyrohen të bëjnë testin e dëmit dhe të interesit publik para vendosjes për mospublikim të dokumenteve të tilla.
- Numri
- 06/L-081
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 4 korrik 2019, 13/2019
- Hyrja në fuqi
- 19 korrik 2019
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.