Neni 32. Autoriteti kompetent për shqiptimin e gjobave
1. Agjencia është kompetente për shqiptimin e gjobave ndaj institucioneve publike dhe zyrtarëve përgjegjës, sipas dispozitave të këtij ligji.
2. Mjetet financiare të mbledhura nga shqiptimi i gjobave sipas nenit 33 të këtij ligji, derdhen në buxhetin e Republikës së Kosovës.
3. Para shqiptimit të ndonjërës prej gjobave të parashikuara me nenin 33 të këtij Ligji, Agjencia informon institucionin publik me qëllimin dhe arsyen për shqiptimin e gjobës dhe i ofron një afat kohor, jo më të gjatë se shtatë (7) ditë, për të përmirësuar shkeljen e evidentuar, në mënyrë që të mos shqiptohet gjoba.
4. Në procedurën për shqiptimin e gjobave sipas këtij Ligji, Agjencia vepron në përputhje me dispozitat e ligjit përkatës që rregullon procedurën për shqiptimin e gjobave nga Agjencia.
5. Në rast se institucioni publik nuk përmirëson shkeljen e evidentuar sipas udhëzimeve të Agjencisë, kjo e fundit merr vendim për shqiptimin e gjobës.
- Numri
- 06/L-081
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 4 korrik 2019, 13/2019
- Hyrja në fuqi
- 19 korrik 2019
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.