Neni 33. Arsyet për shqiptimin e gjobave dhe lartësia e tyre
1. Institucioni publik, i cili në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, e pamundëson, pengon ose kufizon realizimin e të drejtave për qasje në dokumente publike, dënohet me gjobë prej tre mijë (3,000) deri në dhjetëmijë (10,000) €.
2. Institucioni ose zyrtari përgjegjës i institucionit publik kompetent, i cili lejon dëmtimin, shkatërrimin, fshehjen ose në ndonjë mënyrë ose formë tjetër e bënë të paqartë dokumentin publik, me qëllim të pamundësimit të realizimit të së drejtës në qasje të dokumenteve publike, nga ana e kërkuesit të interesuar dënohet sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
3. Me gjobë prej njëmijë (1,000) deri në tremijë (3,000) €, ndëshkohet institucioni publik, i cili nuk përgjigjet fare në kërkesën për qasje në dokumente publike. KAPITULLI XI DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
- Numri
- 06/L-081
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 4 korrik 2019, 13/2019
- Hyrja në fuqi
- 19 korrik 2019
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.