Neni 31. Raportimi
1. Për të siguruar transparencë të plotë në punën e tyre edhe sa i përket qasjes në dokumente publike, institucionet publike, përmes zyrtarit përgjegjës për qasje në dokumente publike, hartojnë një raport vjetor më së largu deri në fund të muajit janar të vitit aktual, për periudhën deri në datën 31 dhjetor të vitit paraprak, ku përfshihet numri i rasteve, në të cilat, institucioni publik ka lejuar qasjen, numrin e rasteve në të cilat institucioni publik ka refuzuar qasjen në dokumente, si dhe arsyet e këtyre refuzimeve.
2. Secili institucion publik, raportin vjetor për vitin paraprak, ia dërgon Agjencisë.
3. Agjencia përgatitë raportin gjithëpërfshirës për vitin paraprak deri në fund të muajit mars të vitit aktual, për periudhën deri në datën 31 dhjetor të vitit të kaluar.
4. Agjencia ia paraqet Kuvendit të Republikës së Kosovës raportin gjithëpërfshirës së bashku me rekomandimet për masat dhe ndryshimet që kanë për synim të rrisin transparencën dhe qasjen e publikut në dokumente publike, deri me 31 mars të vitit vijues, për vitin paraprak, në lidhje me zbatimin dhe respektimin e këtij ligji. Raporti duhet të bëhet publik pas miratimit nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
5. Agjencia mund të përgatisë raporte periodike dhe tematike për Kuvendin e Kosovës, publikun, institucionet publike, në lidhje me çështjet me rëndësi për të drejtën për qasje në dokumente publike.
6. Agjencia nxjerr akt nënligjor për mënyrën e mbajtjes së evidencës dhe raportimit për zbatimin e këtij Ligji. KAPITULLI X GJOBAT
- Numri
- 06/L-081
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 4 korrik 2019, 13/2019
- Hyrja në fuqi
- 19 korrik 2019
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.