Dosja
Ligji për qasje në dokumente publike, 06/L-081

Neni 30. Informimi dhe vetëdijesimi i publikut

1. Institucionet publike informojnë publikun për të drejtën për qasje në dokumente publike dhe për mënyrën në të cilën kjo e drejtë mund të ushtrohet.

2. Institucionet publike ndërmarrin masat e nevojshme për të:

2.1. përmbushur detyrat dhe obligimet e tyre lidhur me zbatimin e kësaj të drejte;

2.2. ofruar informata mbi çështje apo aktivitetet, për të cilat janë përgjegjëse;

2.3. menaxhuar dokumentet e tyre publike në mënyrë efikase, në mënyrë që të ketë qasje të lehtë;

2.4. informuar publikun për të drejtat, të cilat rrjedhin nga ky ligj; si dhe

2.5. caktuar njësinë apo zyrtarin përgjegjës për komunikim me qytetarë, e/i cila/i është përgjegjës/e për pranimin dhe shqyrtimin fillestar të kërkesave për qasje në dokumente.

Numri
06/L-081
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
4 korrik 2019, 13/2019
Hyrja në fuqi
19 korrik 2019
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.