Dosja
Ligji për qasje në dokumente publike, 06/L-081

Neni 29. Informimi dhe trajnimi për institucionet publike

1. Agjencia harton një udhëzues të thjeshtë dhe të qartë në secilën prej gjuhëve zyrtare dhe në përdorim në Republikën e Kosovës, i cili përmban informata praktike për lehtësimin e ushtrimit të të drejtave të parashikuara me këtë ligj. Udhëzuesi publikohet dhe shpërndahet të të gjitha institucionet publike dhe do të bëhet i qasshëm për publikun e gjerë.

2. Agjencia organizon dhe mbanë konferenca, seminare dhe trajnime për zyrtarët publikë përgjegjës, shoqërinë civile dhe publikun e gjerë për të promovuar dhe lehtësuar qasjen në dokumente publike.

3. Agjencia informon institucionet publike me zhvillimet e fundit dhe praktikat më të mira për qasje në dokumente publike.

Numri
06/L-081
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
4 korrik 2019, 13/2019
Hyrja në fuqi
19 korrik 2019
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.