Dosja
Ligji për qasje në dokumente publike, 06/L-081

Neni 28. Detyrat dhe përgjegjësitë e Agjencisë

1. Si shtesë e detyrave dhe përgjegjësive të tjera të parashikuara me këtë Ligj dhe ligje të tjera, Agjencia ka edhe detyrat dhe përgjegjësitë në vijim:

1.1. të monitorojë dhe raportojë në lidhje me përputhshmërinë dhe respektimin e këtij Ligji nga institucionet publike;

1.2. të rekomandojë ndryshime dhe reforma të natyrës së përgjithshme, por edhe specifike, të drejtuara një institucioni specifik në lidhje me të drejtën për qasje në dokumente publike;

1.3. të bashkëpunojë me institucionet përgjegjëse për organizimin dhe mbajtjen e trajnimeve për zyrtarët publikë për qasje në dokumente publike dhe për zbatimin efektiv të këtij ligji;

1.4. të publikojë detyrimet e institucioneve publike që rrjedhin nga ky ligj dhe të drejtat e secilit person të parashikuar me këtë ligj;

1.5. të ndërmarrë dhe shqiptojë ndonjërën nga masat e parashikuara me këtë ligj për zbatimin efektiv të këtij Ligji.

2. Agjencia është gjithashtu kompetent që të inicioj procedurën për deklasifikimin e dokumenteve të klasifikuara sipas ligjit përkatës për klasifikimin e dokumenteve. KAPITULLI IX MASAT PËR ZBATIMIN E LIGJIT

Numri
06/L-081
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
4 korrik 2019, 13/2019
Hyrja në fuqi
19 korrik 2019
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.