Neni 12. Afatet për trajtimin e kërkesave për qasje në dokumente publike
1. Institucioni publik detyrohet që brenda shtatë (7) ditëve prej kohës së regjistrimit të kërkesës, të nxjerrë vendim për lejimin e qasjes në dokumentin e kërkuar ose të nxjerrë vendim të arsyetuar për refuzimin e plotë apo të pjesshëm dhe informon kërkuesin për të drejtën që ai ka për të kërkuar rishqyrtimin e kërkesës si dhe kur dhe ku të paraqitet kërkesa e tillë.
2. Kur dokumenti publik i kërkuar, i cili në bazë të një vlerësimi të arsyeshëm shihet të jetë i nevojshëm për mbrojtjen e jetës apo lirisë së një personi, institucioni publik detyrohet të ofrojë përgjigje brenda afatit prej dyzet e tetë (48) orëve.
3. Institucioni publik mund të vazhdojë afatin e përcaktuar nga paragrafi 1. i këtij neni për marrjen e vendimit për qasje në dokumente publike më së shumti edhe për pesëmbëdhjetë (15) ditë shtesë, në qoftë se:
3.1. dokumenti duhet të kërkohet brenda një numri të madh të dokumenteve apo jashtë institucionit publik; ose
3.2. me një kërkesë kërkohen një numër i madh i dokumenteve publike, nga e njëjta palë.
4. Institucioni publik njofton kërkuesin me ecurinë dhe arsyet që kanë shkaktuar shtyrjen e afatit, menjëherë, por jo më vonë se tetë (8) ditë nga pranimi i kërkesës.
- Numri
- 06/L-081
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 4 korrik 2019, 13/2019
- Hyrja në fuqi
- 19 korrik 2019
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.