Dosja
Ligji për avokatinë, 04/L-193

Neni 6. E drejta për ushtrimin e avokatisë

1. E drejta për ushtrimin e avokatisë fitohet me regjistrim në regjistrin e Odës.

2. Procedura për realizimin e të drejtës për ushtrimin e avokatisë iniciohet me parashtrimin e kërkesës së kandidatit për regjistrim në Odë.

3. Kundër vendimit lidhur me refuzimin e kërkesës për regjistrimin, pezullimin, ndërprerjen ose humbjen e të drejtës për ushtrimin e avokatisë lejohet ankesa.

4. Ankesa i dorëzohet Komisionit për Ankesa të Odës në afat prej tetë (8) ditësh prej ditës së pranimit.

5. Vendimi i Komisionit për Ankesa është përfundimtar.

6. Kundër vendimit të Komisionit të Odës për Ankesa, mund të iniciohet konflikti administrativ.

Numri
04/L-193
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
31 maj 2013, 20/2013
Hyrja në fuqi
15 qershor 2013
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.