Dosja
Ligji për avokatinë, 04/L-193

Neni 5. Përkufizimet

1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:

1.1. Avokatia – profesion që merret me dhënien e ndihmës juridike;

1.2. Avokat – person që është i regjistruar në Odë, që e ka dhënë betimin dhe merret me avokati;

1.3. Avokat vendor – avokatin shtetas të Republikës së Kosovës;

1.4. Avokat i huaj – avokati, i cili e ka fituar të drejtën për ushtrimin e profesionit të avokatit në shtetin amë, mund të ushtrojë profesionin e avokatit në Republikën e Kosovës në pajtim me kushtet e përcaktuara me këtë ligj dhe aktet tjera të Odës;

1.5. Kandidat – personi që e ka dorëzuar kërkesën për regjistrim në regjistrin e avokatëve dhe e mban këtë status gjer në ditën e regjistrimit në listën e avokatëve dhe të dhënies së betimit;

1.6. Kartela – Kartela identifikuese e çdo avokati dhe praktikanti të regjistruar në Odë;

1.7. Kodi – Kodi i Etikës së Avokatëve;

1.8. Oda – Oda e Avokatëve të Kosovës;

1.9. Pala – person fizik apo juridik, i cili i drejtohet avokatit me kërkesë për ndihmë juridike dhe personi, të cilin avokati e përfaqëson apo e mbron;

1.10. Përfaqësim – përfaqësim apo mbrojtje në procedurë;

1.11. Praktikant – juristi i diplomuar, i cili është regjistruar në regjistrin e praktikantëve dhe është duke u aftësuar për profesionin e avokatit;

1.12. Regjistri – regjistri, në të cilin regjistrohen avokatët, praktikantët, zyrat e përbashkëta të avokatëve dhe shoqëritë e avokatëve;

1.13. Regjistrimi – Regjistrimi i Avokatëve, zyrave të përbashkëta të avokatëve, shoqërive të avokatëve dhe praktikanteve në regjistrin përkatës të odës.

1.14. Shoqëria e avokatëve – ortakëria e përgjithshme, shoqëria komandite dhe shoqëria me përgjegjësi të kufizuar siç është përkufizuar në Ligjin për Shoqëritë Tregtare.

1.15. Zyra e avokatisë – lokali në të cilin ushtrohet avokatia. KREU II KUSHTET PËR USHTRIMIN E AVOKATISË

Numri
04/L-193
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
31 maj 2013, 20/2013
Hyrja në fuqi
15 qershor 2013
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.