Dosja
Ligji për avokatinë, 04/L-193

Neni 4. Ndihma juridike

1. Ndihma juridike përfshin:

1.1. dhënien e këshillave dhe mendimeve juridike;

1.2. hartimin e padive, kërkesave, propozimeve, lutjeve, mjeteve juridike dhe parashtresave tjera;

1.3. hartimin e kontratave, marrëveshjeve, testamenteve, deklaratave, akteve të përgjithshme dhe të veçanta si dhe dokumenteve tjera;

1.4. përfaqësimin dhe mbrojtjen e personave fizikë dhe juridikë, shoqëritë afariste dhe subjektet tjera juridike para gjykatave dhe organet tjera shtetërore;

1.5. përfaqësimi i personave fizikë e juridikë në punët e tyre juridike, në zgjidhjen miqësore të kontesteve dhe raporteve kontestuese;

1.6. kryerjen e punëve tjera të ndihmës juridike në emër dhe për llogari të personave fizikë e juridikë vendorë apo të huaj, në bazë të të cilave realizohen të drejtat dhe mbrohen liritë dhe interesat tjerë.

Numri
04/L-193
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
31 maj 2013, 20/2013
Hyrja në fuqi
15 qershor 2013
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.