Dosja
Ligji për avokatinë, 04/L-193

Neni 3. Avokatia

1. Avokatia është profesion i lirë dhe i pavarur që merret me dhënien e ndihmës juridike personave fizikë dhe juridikë për mbrojtjen e lirive, të drejtave dhe të interesave të tyre në pajtim me rendin juridik.

2. Pavarësia e avokatisë realizohet përmes:

2.1. ushtrimit të pavarur të avokatisë;

2.2. dhënies së ndihmës juridike;

2.3. nxjerrjes së Statutit dhe akteve tjera të Odës;

2.4. vendosjes për fitimin, ndërprerjen dhe pushimin e të drejtës në ushtrimin e avokatisë.

Numri
04/L-193
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
31 maj 2013, 20/2013
Hyrja në fuqi
15 qershor 2013
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.