Dosja
Ligji për avokatinë, 04/L-193

Neni 7

1. Kandidati për avokat është i detyruar të bëjë pagesën e shpenzimeve të parapara për regjistrim dhe të lidhë kontratën për sigurimin ndaj përgjegjësisë profesionale. para dhënies së betimit.

2. Me akt të veçantë të nxjerrë nga Oda përcaktohet lartësia e shpenzimeve për regjistrim. Lartësia e shpenzimeve për regjistrim nuk mund të jetë më e lartë se vlera e tri (3) pagave minimale në Kosovë.

Numri
04/L-193
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
31 maj 2013, 20/2013
Hyrja në fuqi
15 qershor 2013
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.