Neni 56. Parashkrimi
1. Fillimi i procedurës disiplinore për shkelje të lehta parashkruhet gjashtë (6) muaj pas njoftimit për shkeljen e bërë dhe kryesin, kurse në çdo rast parashkruhet pas kalimit të afatit kohor prej një (1) viti prej ditës së kryerjes së shkeljes.
2. Fillimi i procedurës disiplinore për shkelje të rënda, parashkruhet një (1) vit pas njoftimit për shkeljen e bërë dhe për kryesin, kurse gjithsesi parashkruhet pas kalimit të afatit kohor prej dy (2) vjetësh prej ditës së kryerjes së shkeljes.
3. Ekzekutimi i masave disiplinore, të shqiptuara për shkelje të lehta, parashkruhet pas kalimit të afatit kohor prej gjashtë (6) muajve prej ditës së plotfuqishmërisë së vendimit.
4. Ekzekutimi i masave disiplinore, të shqiptuara për shkelje të rënda parashkruhet pas kalimit të afatit kohor prej një (1) viti prej ditës së plotfuqishmërisë së vendimit.
5. Nëse ndaj avokatit të paraqitur ka filluar procedura për përcaktimin e përgjegjësisë penale për të njëjtën vepër për të cilën ka filluar procedura disiplinore, afati i parashkrimit ndërpritet deri në përfundimin definitiv të procedurës penale para gjykatave të rregullta.
6. Pas përfundimit të procedurës penale, afati i parashkrimit për procedurën disiplinore, vazhdon të rrjedhë. KREU XII DISPOZITAT NDËSHKUESE
- Numri
- 04/L-193
- Statusi
- Në fuqi sipas kartelës
- Publikuar
- 31 maj 2013, 20/2013
- Hyrja në fuqi
- 15 qershor 2013
- Kontrolli i fundit
- 5 nëntor 2026
- Teksti në Gazetën Zyrtare
- gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit
Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.