Dosja
Ligji për avokatinë, 04/L-193

Neni 57

1. Për ndihmën e dhënë juridike në kundërshtim me dispozitat e këtij Ligji neni 10 paragrafi 2., personi juridik do të dënohet për kundërvajtje me gjobë në lartësi prej katërmijë (4,000) Euro gjer në dyzetmijë (40,000) Euro.

2. Për kundërvajtje nga paragrafi 1. i këtij neni do të dënohet personi përgjegjës në personin juridik me gjobë në lartësi prej pesëqind (500) Euro gjer në pesëmijë (5,000) Euro.

3. Për kundërvajtje nga paragrafi 1. i këtij neni të përsëritur për herë të dytë, përveç dënimit me të holla, personit juridik do t'i shqiptohet masa e marrjes së lejes për ushtrimin e avokatisë në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh, kurse për kundërvajtjen e përsëritur për herë të tretë, pos dënimit me të holla, do të shqiptohet masa e marrjes së përhershme të lejes për ushtrimit të avokatisë.

Numri
04/L-193
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
31 maj 2013, 20/2013
Hyrja në fuqi
15 qershor 2013
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.