Dosja
Ligji për avokatinë, 04/L-193

Neni 55. Apelimi në gjykatën kompetente

Kundër vendimit të shkallës së dytë përkatësisht përfundimtar, me të cilin është shqiptuar masa disiplinore – humbja e të drejtës për ushtrimin e avokatisë prej gjashtë (6) muajsh deri në pesë (5) vjet, humbjes së të drejtës së ushtrimit të avokatisë prej pesë (5) vjet gjer në dhjetë (10) vjet apo të humbjes së përhershme të së drejtës për ushtrim të avokatisë apo shlyerje nga regjistri i praktikantëve prej gjashtë (6) muajsh gjer në tre (3) vjet, si dhe shlyerja e përhershme nga regjistri i praktikantëve, mund të hapet konflikti administrativ në gjykatën kompetente.

Numri
04/L-193
Statusi
Në fuqi sipas kartelës
Publikuar
31 maj 2013, 20/2013
Hyrja në fuqi
15 qershor 2013
Kontrolli i fundit
5 nëntor 2026
Teksti në Gazetën Zyrtare
gzk.rks-gov.net · Kartela e aktit

Gjuha zyrtare e tekstit: shqip.